Xhorxh Isthem
Nga Njukasëll te Arsenal, 1960
Isthem u grind me Njukasëllin në vitin 1960 dhe dëshironte të shkonte te Arsenali. Megjithatë, “Magpies” nuk dëshironin ta linin atë dhe i bllokuan regjistrimin. Në atë kohë, një klub mund ta mbante të regjistruar lojtarin, pavarësisht se nuk e aktivizonte atë, dhe nuk do të paguante për të nëse ai do të kishte kërkesë për një transferim. Isthem e apeloi vendimin në Ligën e Futbollit më kot, e më pas shkoi në grevë. Më pas, Njukasëll e lëshoi atë të shkonte në “Hajbëri” për 47.500 sterlina, por Isthem nuk ishte i kënaqur. Ai e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë angleze në vitin 1963 dhe fitoi, kështu nisi ajo që tani konsiderohet si liria për kontratën.
Luis Suarez
Nga Barcelona te Inter, 1961
Interi vendosi rekordin e parë botëror të një transferimi në fillim të viteve 1960, kur bleu Luis Suarezin nga Barcelona për një shumë prej 152 mijë sterlinash, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 93 mijë sterlina të paguara nga Juventusi për të blerë Omar Sivorin nga River Plate. Lëvizja tregoi se Suarez ishte i lidhur me ish-trajnerin e tij te Barça, Helenio Herrera.
Geri Hitçens
Nga Aston Vila te Inter, 1961
Nga të gjithë yjet britanikë (Xhimi Grivs, Denis Lo, Xho Bejkër) që lëvizën drejt Serisë A në fundin e viteve 1950 dhe në fillim të viteve 1960, Hitçens rrojti më gjatë se të gjithë këta, duke qëndruar në Itali për nëntë vjet, një rekord për një lojtar anglez larg ishullit. Ai fillimisht nënshkroi për Interin, e më pas luajti edhe për Torinon, Atalantën dhe Kaljarin.
Xhon Çarlz
Nga Juventus te Lids Junaitid, te Roma, 1962
Një figurë e madhe te Lids në vitet 1950, i mbiquqjtur “Uellsiani i madh”, bëri një goditje të menjëhershme kur kaloi te Juventusi në vitin 1957. Në moshën 31 vjeç, pas pesë vitesh të suksesshme në Torino, ai u rikthye në vitin 1962. Gjithsesi, ai nuk u ndje rehat dhe pas një viti u rikthye në Itali, duke nënshkruar për Romën, përpara se të dëmtohej dhe t’i jepte fund karrierës duke luajtur për skuadra të nivelit të ulët në Angli.
Luis del Sol
Nga Real Madrid te Juventus, 1962
Për t’i hapur sa më shpejt rrugën nënshkrimit të Pelesë nga Santosi, Reali i Madridit ra dakord të shiste Del Solin, një lojtar i skuadrës që fitoi Kupën e Kampioneve në vitin 1960, te Juventusi për një shumë rekord prej 198 mijë sterlinash. Por taktika e zgjedhur dështoi pasi Pele vendosi të qëndrojë në Brazil.
Anxhelo Sormani
Nga Mantova te Roma, 1963
Sormani u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur ai u shit te nga Mantova në shumën e 250 mijë sterlinave në vitin 1963. Ai shpenzoi një sezon thuajse të dështuar te Roma, duke realizuar gjashtë gola në 25 ndeshje, përpara se të transferohej te Sampdoria, ku pati statistika edhe më të këqija. Ai u largua edhe prej andej për të veshur fanellën e Milanit.
Garinça
Nga Botafogo te Korinthians, 1966
Shuma e transferimit të tij ishte vetëm 33.500 sterlina, por kjo ishte një shifër goxha e madhe për në klub brazilian për të paguar për një 33-vjeçar, që së pari ai vetë mbeti i befasuar. Garinça kishte qenë shumë kokëfortë me Botafogon, dhe kishte shumë pretendime të mëdha ën vitin 1963. Kur ai vendosi të kalonte në grevë, atëherë klubi u detyrua ta shiste, pavarësisht se ata hodhën poshtë një ofertë më të madhe nga klubi rival i Santosit.
Pietro Anastasi
Nga Vareze te Juventusi, 1968
I lindur në Siçili, Anastasi vendosi një rekord botëror kur ai u bashkua me Juventusin nga Vareze për shumën e 500 mijë sterlinave, pas vetëm një sezoni në Serinë A. Ai shpenzoi tetë sezone të Juventusi, duke shënuar 78 gola, 29 prej të cilëve ai i shënoi në dy vitet e para.
Johan Krujf
Nga Ajaksi te Barcelona, 1973
Pasi e udhëhoqi Ajaksin në fitimin e Kupës së Kampioneve për tre vjet rresht, Krujfi nënshkroi për Barcelonën, duke iu bashkuar dhe njëherë tjetër mentorit të tij, Rinus Mishels. Transferimi kapi shifrën e 922.330 sterlinave, prej të cilave Krujfi mori gjysmën, dhe në sezonin e parë të tij ndihmoi Barcelonën të fitonte kampionatin e parë spanjoll, La Liga, qysh nga viti 1960.
Gunter Netcer
Nga Borusia Mënshengladbahu te Reali i Madridit, 1973
Si kundërpërgjigje të nënshkrimit të Johan Krujfit te Barcelona, presidenti i Realit të Madridit vendosi të blejë gjermanin Gunter Netcerit, dukë nënshkruar me një nga lojtarët me rebelë të asaj kohe, më synimin për të rivalizuar kundërshtarët e përjetshëm.
Paul Brajtner
Nga Bajerni i Munihut te Reali i Madridit, 1974
Në atë kohë flitej se Brajtner, në moshën 22 vjeç, kishte vendosur ta linte futbollin dhe t’i përkushtohej punës për të ndihmuar fëmijët handikapë dhe aktiviteteve të ndryshme të bamirësisë. Kampioni i Botës dhe fituesi i Kupës së Kampioneve, mbrojtësi Paul Brajtner, shkaktoi një sensacion të madh në botë, kur ai iu bashkua Reali të Madrdidit, për shumën e 422 mijë sterlinave. Së bashku edhe me Gunter Netcerin, i cili kishte nënshkruar një vit më para, ai ndihmoi klubin spanjoll të fitonte dy tituj në dy sezonet e para të tij në Madrid.
Xhuzep Savoldi
Nga Boloja te Napoli, 1975
Vendosi një rekord të ri botëror, kur u bashkua me Napolin në shumën e 1.2 milionë sterlinave. Ai u bë lojtari i parë që kushtoi 2 miliard lireta italiane dhe i pari lojtar që shitej mi shifrën e 1 milion sterlinave. Bëri më shumë se 100 paraqitje me Napolin përpara se të rikthehej te Bolonja katër vjet më pas.
Pele
Nga “pensioni” te Nju Jork Kozmos, 1975
Pele mbahet si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë dhe besnik i përjetshëm i klubit të tij brazilian, Santos, për të cilin kishte luajtur qysh në moshën 17-vjeçare. Ai u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 1972, por në vitin 1975 ai iu rikthye futbollit duke u aktivizuar te Kozmosi ku përfitoi 3 milionë dollarë, duke ndihmuar ekipin - që në gjirin e tij kishte edhe legjenda të tilla si Franc Bekenbauer dhe Karlos Alberto – në fitimin e North American Soccer League në vitin 1977.
Fabio Kapelo
Nga Juventusi te Milani, 1976
Kapelo kishte qenë një lojtar kyç mesfushe dhe kishte pasur një kontribut të dorës së parë në sfidën për tituj gjatë gjashtë viteve të tij te Juventusi. Kështu, që kur ai u kthye nga pushimet dhe pa se ishte transferuar te Milani, që nuk kishte fituar një titull prej tetë vjetësh, ai u befasua. “Kur unë nisa pushimet në Turqi, isha një prej mesfushorëve më të mirë në kampionat, një lojtar i rregullt në Kombëtare, por jo një futbollist “on top” në botë”, - kishte thënë Kapelo për “World Soccer” në vitin 1976. “Kur unë u ktheva dhe pashë se brenda një nate isha flakur tutje si një fillestar”.
Kevin Kigan
Nga Liverpuli te Hamburgu, 1977
Pasi ndihmoi Liverpulin të fitonte Kupën e parë të Kampioneve në vitin 1977, Kigan u bë lojtari i parë yll anglez që vendosi të luante në Bundesligë. I mbiquajtur “miu i fuqishëm” nga tifozët, ai e përfundoi sezonin si Lojtari më i mirë europian i vitit, një sukses që e përsëriti edhe vitin pasardhës, të shoqëruar edhe me titullin e parë të Hamburgut në Bundesligë pas një mungese prej 19 vitesh.
Keni Dalglish
Nga Sëlltiku te Liverpuli, 1977
Pyetja më e madhe te Liverpuli pas largimit të Kevin Kiganit në Gjermani kishte të bënte se si skuadra angleze do ta mbushte boshllëkun që la ai, një lojtar që konsiderohet nga të gjithë si i pazëvendësueshëm. Trajneri Bob Presli e kishte përgjigjen edhe befasoi botën kur vendosi të blinte me një shumë rekord për Britaninë e saj kohe, për 440.000 sterlina sulmuesin Dalglish nga Sëlltiku.
Osi Ardiles & Riki Vila
Nga Argjentina te Totenhemi, 1978
Pas vetëm dy muash pasi kishin fituar Kampionatin Botëror, dy nga yjet e Argjentinës, Ardiles dhe Vila, shkuan në Londër duke u bashkuar me Totenhemin. Atëherë për amerikanojugorët të luanin në Europë ishte diçka e rrallë, por në Angli, në fakt askush nuk kishte dëgjuar për ta.
Paolo Rosi
Nga Juventusi te Vicenca, 1978
I bashkëzotëruar nga Vicenca dhe Juventusi, dy klubet duhet t’i jepnin fund bashkëpronësisë, duke i ofrua njëri-tjetrit një shumë për të blerë gjysmën tjetër të vlerës së kartonit të lojtarit. Vicenca ofroi 1.5 milionë sterlina, duke menduar se Juventusi do të kishte ofruar më shumë dhe oferta e saj do të ishte e pasuskseshme, por Juventusi kishte ofruar vetëm 1 milionë sterlina, dhe Viçenca u detyrua të shiste lojtarë të tjerë për të bërë gati paratë. Pasi Viçenca ra një kategori më poshtë për shkak të falimentimit, Rosi u huazua te Peruxhia dhe më pas nënshkroi për Juventusin.
Trevor Frensis
Nga Birmingam Siti te Nontigem Forest, 1979
Ishte lojtari i parë anglez që blihej në shumën e 1 milionë sterlinave kur Brajan Klof e solli te kampionët e ligës, Forestin, në shkurt të vitit 1979. Brenda katër muajsh ai shënoi golin fitues në finalen e Kupës së Kampioneve kundër Malmoes.
Diego Maradona
Nga Argentinos Juniors te Boka Juniors, 1981
Vetëm 20 vjeç, Maradona lëvizi midis klubeve të Buenos Airesit dhe nënshkroi për Bokan si i huazuar. Marrëveshja përfshinte dy lojtarë të Bokës te Argentinos, shumën e 1.5 milionë sterlinave dhe dhënien e katër lojtarëve të skuadrës së parë. Marrëveshja e plotë arrinte në 2 milionë sterlina për një kontratë 16-mujore.
Lotar Mateus
Nga Borussia Mënshengladbah te Bajerni i Munihut, 1984
Një nga transferimet më të diskutuara në historinë e futbollit gjerman. Në ndeshjen e tij të fundit, përpara transferimit – finalja e Kupës së Gjermanisë kundër Bajernit – Mateusi humbi një penallti në humbjen e skuadrës së tij.
Diego Maradona
Nga Barcelona te Napoli, 1984
Pas dy vitesh jo shumë të lumtura, Maradona u largua nga Barcelona. Pas një periudhe hepatiti dhe një këmbe të thyer, dukej se transferimi i tij ishte i dështuar kur presidenti i klubit katalanas Josep Lluis Nunez, kishte kërkuar ta largonte nga “Kamp Nou”. Për një shumë rekord prej 6.9 milionë sterlinash, Maradona nëshkroi për Napolin e Serisë A. Ai u prezantua në praninë e 80 mijë napolitanëve. Brenda tre vitesh, Maradona e udhëhoqi Napolin të fitonte trofeun e parë.
Luis Fernandez
Nga Paris Sën Zhermen te Matra Resing, 1986
Mesfushori ndërkombëtar Luis Fernadez u transferua në mënyrë sensacionale te Matra Resin, në një lëvizje që ishte sinjifikative, jo vetëm se ai kaloi te një tjetër klub parizien, por provokoi edhe një shpërthim transferimesh te lojtarët francezë në klubet rivale.
Rud Gulit, Frenk Rajkard, Van Basten
Futbollistë holandezë te Milani, 1997 dhe 1988
Periudha më e sukseshme në historinë e Milanit koinçidon me nënshkrimin e tre superlojtarëve holandezë. Van Basten mbërriti nga Ajaksi, Gulit nga PSV Eindhoven dhe një vit më vonë, Rajkard nga Real Saragoza, ku ai luante si i huazuar nga Sportingu i Lisbonës pasi më parë kishte laujtur te Ajaksi. Së bashku ata frymëzuan Milanin në fitimin e titujve në Serinë A dhe në fitimin dy herë rresht të Kupës së Kampioneve.
Lotar Mateus & Andreas Brehme
Nga Bajerni i Munihut te Interi, 1988
Klubet italiane konsideroheshin si fuqi futbolli në Europë, dhe pasi Milani kishte nënshkruar me Van Bastenin dhe Gulit në vitin 1987, Interi vendosi të ndjekë fqinjët e tij duke blerë Lotar Mateusin dhe Andreas Brehmen nga Bajerni i Munihut. Impakti ishte i menjëhershëm, dhe Interi fitoi titullin e parë pas nëntë vjetësh, ndërkohë që të dy lojtarët patën role kyçe në fitimin e Kupës së Botës së Gjermanisë në “Itali 1990”.
Mo Xhonston
Nga Nanta te Rejnxhers, 1989
Pasi kishte shpenzuar dy sezone te Nanta, katoliku Mo Xhonston bëri të ditur se ai kishte vendosur t’i bashkohej Sëlltikut, pasi sipas tij ai ishte “i vetmi klub që ai dëshironte të luante”. Ai ishte fotografuar madje duke veshur bluzën e Sëlltikut me menaxherin Bili MekNeil. Më pas ai kaloi te Rejnxhërs. Ai nxiti urrejtjen e fansave të Sëlltikut, të cilët e konsideruan si “tradhtarin” e madh, ndërkohë që për fansat e Rejnxhërsit kishte të bënte me një zghgënjim të një lloji tjetër, që një futbollist tifoz i Sëlltikut dhe për më tepër një katolik të luante për klubin e tyre.
Zhan-Mark Bosman
Nga Liezh te Dunkirk, 1990
Transferimi që ndryshoi gjithçka në botën e futbollit. Sulmuesi ishte jashtë kontrate së tij, hodhi poshtë një ofertë të Liezhit dhe kishte rënë dakord të bashkohej me Dunkirk. Të dyja klubet kishin rënë dakord për një shumë të paracaktuar transferimi, por Dunkirk hoqi dorë kur Liezh kishte vendosur një shumë më të madhe. Bosman e paditi Liezhin dhe Federatën Belge të Futbollit në Gjykatën Europiane dhe fitoi, duke u përcaktuar dhe rregulli, se nëse një lojtar është jashtë kontrate ai do të jetë i lirë të ndryshojë klubin. Kjo u mundëson tani lojtarëve të paguajnë në mënyrë që të jenë të lirë nga kontratat e tyre.
Roberto Baxho
Nga Fiorentina te Juventusi, 1990
“Dashuria” e tifozëve “vlollcë” i mërziti shumë ata, kur ai u bashkua me Juventusin, që sapo e kishte mundur Fiorentinën në finalen e Kupës së UEFA, për një shumë rekord prej 8 milionë sterlinash. Baxhio tha se “ishte i detyruar ta pranonte transferimin”, por u shkaktoi fansave të Fiorentinës të rebelimin. Kur të dyja skuadrat u përballën në pranverë në Firence, Baxho refuzoi të gjuante një penallti për Juventusin. Ai më pas u zëvendësua, e më pas hodhi në qafë një shall të Fiorentinës dhe e puthi atë, duke u përcjellë më me entuziazëm nga tifozët vendas. “Unë bëra gjithçka për të qëndruar te Fiorentina, por unë e kuptova se isha bërë një barrë për klubin dhe dëshiroja t’i jepja fund kësaj situate”, - tha Baxho në qershor të vitit 1990.
Zhan-Pier Papen
Nga Marseja te Milani, 1992
Ishte lojtari francez me profilin më të lartë që transferohej në Itali, qysh kur Mishel Platini iu bashkua Juventusit në vitin 1982. Golashënuesi më i mirë në pesë sezone me Marsejën, ai mbërriti në shumën rekord prej 10 milionë sterlinash te Milani. Papen ishte “brenda” dhe “jashtë” në formacion dhe vuajti nga disa dëmtime. Në maj, kur Milani dhe Marseja u takuan në finalen e Ligës së Kampioneve (të humbur nga Milani 1-0), Papen ishte në stol. “Vajta te Milani për të luajtur, dhe jo të luaja 45 minuta çdo ndeshje”, - tha Papen në vitin 1992.
Erik Kantona
(Eric Cantona)
Nga Lids Junaitid te Mançester Junaitid, 1992
Pasi kishte ndihmuar Lids të fitonte titullin, pas rikthimi të tyre në majë, ai u shit në mënyrë shumë të diskutueshme të rivalët e hidhur, që nisin nga ana e tyre kapitullin më të suksesshëm në historinë e Mançester Junaitid.
Xhanluixhi Lentini
Nga Torino te Milani, 1992
Juventusi kishte dashur ta blinte 24-vjeçarin nga rivalët e tyre, Torino, më shumë për t’i bërë të pakënaqur tifozët torinezë, por të gjithë u habitën kur Lentini u transferua te Milani për një shumë rekord prej 13 milionë sterlinash. Ai e ndihmoi Milanin të fitonte kampionatin, por më pas u përfshi në një aksident me makinë, që e la atë në koma për më shumë se 24 orë. Me gjithë rikuperimin e tij, ai u rikthye te Torino pas katër vjetësh, por Milani humbi 11 milionë sterlina.
Majkëll Laudrup
Nga Barcelona te Real Madrid, 1994
Ai e ndihmoi Barcelonën të fitonte katër kampionate dhë një Kupë të Kampioneve nën drejtimin e Johan Krujfit. Kur Krujfi e la jashtë atë nga finalja e Ligës së Kampioneve të vitit 1994 në humbjen kundër Milanit, Laudrup u transferua te Reali i Madridit, duke i ndihmuar madrilenët të thyenin dominimin e fuqishëm të Barçës në La Liga.
Alan Shirer
Nga Bllekbërni te Njukasëll, 1996
Njukasëlli u bë klubi i parë anglez në 68 vjet duke vendosur një rekord botëror kur vendosi të blejë për 15 milionë sterlina Alan Shirerin nga Bllekbërni. Joshja e klubit të Bllekbërnit për Shirerin ishte aq e fuqishme, aq sa kishte hedhur poshtë dy herë ofertën e bërë nga Mançester Junaitid. Te Njukasëll, Alan Shirer nuk fitoi asgjë. “Unë gjithmonë kisha ëndërruar të luaja për Njukasëllin, qysh kur isha fëmijë. E kisha këtë ndjenjë se një ditë do të luaja për Njukasëll”, - tha ai në vitin 1997.
Ronaldo
Nga Barcelona te Interi, 1997
Pas një marrëveshjeje midis dy klubeve dhe menaxherit të lojtarit, Ronaldo nënshkroi për Interi për një shumë rekord prej 19.5 milionë sterlina. Brazilani pati një impakt të menjëhershëm te zikaltërit, që e përfunduan kampionatin në vendin e dytë dhe duke ndihmuar Interin të fitonte Kupën UEFA.
Denilson
Nga Sao Paolo te Real Betis, 1998
Pasi tregoi një formë premtuese me Brazilin në parafinalet e Kupës së Botës 1998 në Francë, Denilson mbërriti në kampionatin spanjoll te Real Betis nga Sao Paolo për shumën rekord prej 21.5 milionë sterlinash, por dështoi për të treguar vlerën e tij. Brenda dy vjetësh nga ardhja e Denilsonit, Real Betis ra nga kategoria.
Kristian Vieri
Nga Lacio te Interi, 1999
I kërkuar nga ish-trajneri i tij te Juventusi, Marçelo Lipi, nga Lacio, Vieri ishte në kulmin e tij. Ai u lidh shumë bukur me Ronaldon, por më pas braziliani pësoi një seri dëmtimesh. Gjithsesi, Interi ja mori vlerën pavarësisht se pagoi një shumë rekord prej 32 milionë sterlinash. “Presidenti i Lacios, Serxho Kranjoti më shiti për të bërë para”, - tha Vieri në nëntor të vitit 1999. “Ishte një gjë shumë e vështirë për të thënë jo një oferte të tillë”.
Nikolas Anelka
Nga Arsenali te Reali i Madridit, 1999
Arsenali e mori nga Paris Sën Zhermeni kur ishte vetëm 17 vjeç për një shumë prej 500 mijë sterlinash në vitin 1997. Ai e ndihmoi Arsenalin të fitonte kampionatin dhe kupën e Anglisë në vitin 1998. Kur ai u larguar te Reali i Madridit në moshën 20 vjeç “topçinjtë” e shitën për 22 milionë sterlina.
Lionel Mesi
Nga Njuell Old Boy te Barcelona, 2000
Lionel Mesi nënshkroi me Barcelonën pasi ajo u tregua e gatshme të paguante faturat shëndetësore për shkak të mungesës së hormoneve të rritjes të djaloshit, kur ai ishte vetëm 11 vjeç. Në atë kohë klubi argjentinas River Plate nuk pranoi të paguante 800 dollarë në muaj për trajtimin e tij financiar. Barcelona e pa duke luajtur dhe tregoi interesim për të. Ai u transferua në Barcelonë me gjithë familjen kur ishte vetëm 13 vjeç. Historia e Mesit më pas është e njohur për të gjithë.
Hernan Krespo
Nga Parma te Lacio, 2000
Me paratë në bankë nga shitja e një viti më parë të Kristian Vierit, kampionia në fuqi e Italisë, Lacio, vendosi një rekord kur bleu sulmuesin argjentinas Hernan Krespo në shumën e 33.5 milionë sterlinave. Krespo e ripagoi vlerën e tij duke përfunduar si golashënuesi më i mirë i Serisë A me 26 gola.
Luis Figo
Nga Barcelona te Reali i Madridit, 2000
Mbeti si një nga transferimet më të diskutuara të gjithë kohërave. Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i joshur nga magjia e portugezit pagoi një shumë rekord prej 37 milionë sterlinash për ta shkëputur Figon nga Barcelona, duke nisur me të atë që quhet era e “galaktikëve” madrilenë. Gjatë rikthimit të tij të parë në “Kamp Nou”, Figos u fye shumë keq nga tifozët e Barçës. “Ishte një vendim i vështirë për mua të transferohesha nga Barcelona te Reali i Madridit, por vetëdija ime ishte e qartë”.
Zinedin Zidan
Nga Juventusi te Reali i Madridit, 2001
Shifra e 40 milionë sterlinave për një transferim lojtari u thye, kur Zinedin Zidan u transferua te Reali i Madridit. Presidenti Perez firmosi një çek me 9 milionë sterlina më shumë se sa ai kishte paguar për Luis Figon 12 muaj më parë. Nëse në vitin 1996 rekordi ishte 15 milionë sterlina, në vitin 2001 ai u vendos në 46 milionë sterlina.
Xhanluixhi Bufon
Nga Parma te Juventusi, 2001
Një prej portierëve më të famshëm italianë, por dhe në botë, Xhanluixhi Bufon, vendosi një rekord transferimi për një portier, kur ai u bashkua me Juventusin në shumën prej 32 milionë sterlina.
Karlos Tevez
Nga Boka Junior te Korinthians, 2004
Është transferta më e madhe e realizuar midis dy klubeve nga Amerika e Jugut. Tevez, atëherë 20 vjeç, la klubin argjentinas Boka Junior për skuadrën braziliane, Korinthians, për shumën e 13.7 milionë sterlinave. Klubi brazilian ishte blerë nga kompania Media Sports Investiments (MSI). Tevez ishte investimi i parë, duke nënshkruar një kontratë prej 6.85 milionë sterlinash për pesë vjet.
Niko Kranjçar
Nga Dinamo e Zagrebit te Hajduku i Splitit, 2005
Pasi ra nga hierarkia e tij te Dinamo e Zagrebit, Niko Kranjçar nënshkroi për rivalët e përjetshëm, Hajdukun e Splitit, për 1.2 milionë sterlina. Për fansat e Dinamos ai ishte një tradhtar i pastër. Transferimi ishte rregulluar nga agjenti i Kranjçarit, Dino Pokrovaç, në janar të vitit 2005. Në maj menaxheri u gjet i vdekur.
Karlos Tevez dhe Havier Maskerano
Nga Korinthians te Uest Hem, 2006
Pas nënshkrimeve të Totenhemit me Ardiles dhe Villa, 28 vjet më parë, ishte e pashmangshme kur Uest Hemi bëri të ditur nënshkrimin e dyshes argjentinase Tevez dhe Maskerano nga Korinthians i Brazilit. Marrëveshja u gjenerua nga Kia Xhurabkian, i cili zotëronte kartonët e lojtarëve dhe përpiqej të merrte klubin anglez, por klubi u ble nga një kompani islandeze. Maskerano firmosi në janar të vitit 2007 te Liverpuli, ndërsa Tevezi qëndroi te Uest Hem, përpara se ai të transferohej te Mançester Junaitid në ditën e fundit të merkatos.
Devid Bekham
Nga Real Madrid te Los Anxheles Galaksi, 2007
Pas katër vitesh në Spanjë me Realin e Madridit (e më parë 10 vjet në Premier Ligë me Mançester Junaitid), Bekham bëri të ditur se klubi i tij i ri do të ishte Los Anxheles Galaksi. Një lëvizje që të kujtonte atë që bëri Pele te Nju Jork Kozmos, 32 vjet më parë. Bekham nënshkroi një kontratë 4-vjeçare për një shumë prej 128 milionë sterlina. Te Los Anxheles besuan se emri i Bekhamit do të shërbente si katalizator për të sjellë yje të tjerë, por deri tani asgjë nuk ka ndodhur.
Robinjo
Nga Real Madridi te Mançester Siti, 2008
Megjithëse vetë Robinjo dëshironte të luante për Çelsin, ai kaloi te Mançester Siti. Pronarët e rinj arabë e blenë sulmuesin brazilian në shumën e 32.5 milionë sterlinave, me një pagë mujore prej 160 sterlinash në javë. Siti i ofroi Realit më shumë para se Çelsi. Robinjo shënoi tre gola në tri ndeshjet e tij të para, por më pas ishte një dështim. Në janar të vitit 2010 ai huazua te Santosi në Brazil.
Kaka
Nga Milani te Reali i Madridit, 2009
Tetë vjet pasi Reali i Madridit theu rekordin e transferimeve, Kaka u bë i pari i “galaktikëve të rinj”, kur mbërriti te madrilenët për një shumë prej 56 milionë sterlina të firmosura sërish nga presidenti Florentino Perez. Ish-lojtari i Milanit, në fakt ishte një dështim dhe kurrë nuk i justifikoi shumën e paguar.
Kristiano Ronaldo
Nga Mançester Junaitid te Reali i Madridit, 2009
Ylli portugez mban rekordin si lojtari më i shtrenjtë në planet kur ai u transferua në shumën e 80 milionë eurove nga Mançester Junaitid te Reali i Madridit. Mbi 80 mijë persona ishin të pranishëm në prezantimin e tij, por në vitin e tij të parë Kristiano nuk fitoi asnjë trofe në Madrid.
Zlatan Ibrahimoviç & Samuel Eto
Nga Interi te Barcelona/ nga Barcelona te Interi, 2009
Kampionia e Europës, Barcelona, pagoi 40 milionë sterlina plus Samuel Eto’o për të blërë sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimoviç, ndërkohë që si pjesë e formulës së transferimit ishte kalimi i sulmuesit kamerunas te Interi. Pas vetëm disa muajsh Interi dhe Barcelona u përplasën midis tyre në Ligën e Kampioneve, dhe jo pak por katër herë. Eto’o mori një pritje entuziaste në “Kamp Nou”, ndërsa Ibrahimoviç u prit me fishkëllima në “San Siro”.