Pak kthim pas
Ishin shkeputur ne fund lejet nga Drejtoria e Agitpropit. Drejtoria e Radiodifuzionit, permes drejtorit te saj, Piro Kito, iniciatori kryesor, ka lene te arkivuar dokumentet e para: “Aparaturat e Qendres Eksperimentale te TV-se qe do ngrihet ne Tirane, eshte dhuruar nga Bashkimi Sovjetik, R. Çekosllovake, RD Gjermane sipas kerkesave te Drejtorise se Radiodifuzionit tone. Deri tani kemi marre te gjitha aparaturat sovjetike, gjermane qe nevojiten per venien ne funksionim te Qendres... Keto dite na vjen me avion edhe aparatura suplementare per studiot, dhuruar nga TV i RD Gjermane.
Televizioni çekosllovak do te na dhuroje studio televizive me stacion levizes, qe do te sherbeje per transmetime nga teatrot, stadiumet. E gjithe e dhuruar nga te tre vendet mike, kap nje vlere prej 2 milione leke.” (Dosja 3, Fondi i RTVSH-se, Arkivi i Shtetit). “Kjo studio kishte vetem nje telekamera me rreze flurore, e cila transmetonte filma 35 mm. Funksiononte gjithashtu edhe nje aparat per shfaqjen e diapozitivave, pulti i zerit dhe figures...
Transmetuesi i sinjalit ishte ngritur ne tarracen e godines se dyte te Radios. Ai kishte nje fuqi prej 20 E dhe siguronte transmetimin e figures vetem ne Tirane”, do te shkruaje Y. Pepo te “Shkenca dhe Jeta”-2.1987. Por, puna s’eshte kaq e thjeshte. Ndersa teknikisht kerkohet nje staf i pergatitur me gjashte vete, redaktore dhe teknike, duhet te merret edhe leja e Sekretariatit te Komitetit Qendror te PPSH-se... Qe nga fillimi, hija e politikes dhe e 1-shit s’do t’i largohet me kurre institucionit. Atebote, emocioni, kur spikerja Stoli Beli shqiptoi frazen e pare “Mirembrema, te dashur telespektatore. Po fillojme programin e pare te Qendres Televizive”, nuk linte shume shtigje per keto hamendesime. Kjo qender mbeti dhe disa kohe keshtu. Emrat e pare jane te ngulitur thelle ne historine e RTVSH: Beli, redaktore e paraqitese se bashku me Katerina Goshin, Polivaq Linon; folesit Kiço Foltiadhi e Loredan Bubani, Heroina Deliun; dhe kameramani Beqir Derhemi. Gjithçka po shkonte bukur, me pak incidente teknike: Ne proven e pare per transmetimin e nje ndeshje futbolli, kamera nxori tym dhe tekniku i saj z. Derhemi 50 vjet me vone do i pershkruante me emocion kufizimet e asaj kohe... dhe sakrificat e ketij njesiti.
Per hir te se vertetes, tymin me te madh po e nxirrte politika. Prishja e Shqiperise me BS-ne do i jepte fund dhe procesit qe kishte nisur per ekranin e vogel. Do te vijoje nje periudhe e erret, por nderkohe dhe perpjekje nga stafi i ketij institucioni, qe duhet thene se ishte nga me avantgardet ne vend. Ka nje paradoks, sepse stofi i njerezve qe rekrutohen aty nuk i shkon askurre varferise se tij programore, sloganeve televizive dhe nivelit te ulet te programeve dogmatike. Me kohe, institucioni behet vend perkedheles per te adhuruarit e sistemit. Jashte tij, njerezit duan nje gje tjeter, qe ekrani nuk e jep dot. Gjithsesi, zgjidhja eshte gjetur. Publiku ka filluar te eksperimentoje me antenat primitive per VHF-ne, me te cilen kapet RAI, stacionet e RTCG-se dhe rralle dhe stacionet e Beogradit.
Vete RTVSH e forcon sinjalin e RAI-t ne kohen e emisioneve te lajmeve dhe pak programeve. Pastaj s’ka me. Ne vete televizionin ka censure te ashper dhe nderkohe gjithmone e me pak shkembime eksperience. Vjen ndonje specialist qe miremban pajisjet teknike dhe kaq. Shqiperise nuk i mungojne ftesat dhe ofertat e bashkepunimit jane mbreselenese. Nje prej tyre, gjiganti i etikes dhe kualitetit, BBC-ja insiston pareshtur, por me kot. Firma kanadeze “Ofice National du Canada”, firma italiane “Savise Semex”, kerkojne bashkepunime. Ngurrohet. Me te drejte. Ekrani e rrefen hapur murretimin e gjithe shoqerise shqiptare... Perjashtim ben radio, qe ka nje publik te zgjeruar per shkak te luftes ‘pa princip’, qe i behet kapitalizmit dhe angazhimit te PPSH-se, qe perkon me shume levizje pacifiste dhe radikale te majta neper bote. Me 1978 iken dhe burimi i fundit i teknikes, qe eshte Kina. Gjendjen e mjere te Shqiperise e jep RAI, kur me shume perpjekje arrin te marre leje per nje dokumentar te gjate per Shqiperine. Ia arrin ta realizoje dhe realizuesi i tij, vetem pak muaj me pare ne Tirane, e ka ritreguar te gjithe realitetin.
Nderhyrjet
Per pak kohe, ka heshtje. Vine dy dokumentariste austriake, qe realizojne diçka per historine, por qe shkakton nje vale problemesh tek ekuipazhi i RTVSH. Enver Hoxha, tregon ne kujtimet e tij Marash Hajati, nje nga drejtoret e institucionit, do marre vete dhe do t’i shprehet ashper punonjesve, qe gabimisht, kane lene meshimin e Papes te RAI. Ne konferencen e tij te frikshme ne fillim te viteve ’70 ne fjalen per permiresimin e emisioneve te Televizionit ‘do porosiste’: “Zgjedhja e filmave qe do te blihen, duhet t’i nenshtrohet nje diskutimi te rrepte ideologjik nga ana e organizates baze te partise ne Televizion”.
Ata, qe jane aty e dine mire se çfare do te thote kjo. Kjo eshte vetem nje pjese, por nga ana tjeter ne RTVSH nderhyjne te gjithe. Z. Hajati, ne kujtimet e tij, do te permende nderhyrjet qe nga Ramiz Alia e me radhe Manush Myftiu dhe te tjere. Paradoksi eshte se ky presion vijon njesoj deri ne fund te viteve ’80, kur dukshem e gjithe Lindja po fryn ndryshe. Institucioni, zyrtarisht, mban qendrim negativ dhe ndaj ndryshimeve te Shqiperise. Individualisht, personalitete te ndryshme bejne thirrje per ndryshim. E jashtezakonshme per historine e tij eshte se nje kameraman i saj, gjendet rastesisht dhe filmon renien e shtatores se Hoxhes.
Behet presion nga siper, por perfundimisht vendoset qe kronika te jepet. Nje sistem pune shume i varur nga mendimi i drejtuesve politike eshte i rrenjosur thelle dhe ne kohet ne vazhdim. Qemal Sakajeva dhe Skender Buçpapaj nuk mund te bejne dot me shume. Fillojne shkarkimet masive, ndersa institucioni kthehet ne dore te pushtetareve te rinj. Per fatin e madh, mund te shikohen lirisht kanalet e huaja dhe Televizioni shteteror braktiset masivisht. Mbetet nje armate e tere teknikesh dhe profesionistesh, qe jane ne udhekryq, por nga ana tjeter edhe nje mal i tere te paaftesh, qe e mbajne peng sot e kesaj dite institucionin. Ne ekran tashme fillon pjesa tjeter. Rravgime per tmerret e komunizmit. Te tepruara dhe te mbushura me mllefe, ato gati e kalojne peshoren ne anen tjeter. Ka nje rendje te anonimeve te ndryshem, per te bere historine krejt ndryshe. Dy partite me te fuqishme te vendit: PD, forca e besuar e ndryshimit dhe PS me barren e te shkuares mbi vete, nuk bejne gje tjeter veçse e neveritin me tej institucionin per publikun me kerkesa e tyre absurde. Me 1998 paradoksi shqiptar kap majat me te larta, kur nje grup, qe ende nuk e ka marre denimin dhe u riciklua ne politike, pushton Godinen e RTV shteteror... Nderkohe fillojne perpjekjet per televizionet e tjera private. Ky eshte hapi i ndryshimit. Vendi po trandet.
Intermexo
Bash ne kete kohe, ne krye te institucionit propozohet nga Shoqeria Civile, Dr. Ardian Klosi. Me idealizem, filologu dhe publicisti i njohur, synon te beje te pamunduren, por duket se nuk e njeh mire sfinksin perballe tij. E perqeshin, sepse ai do te ndikoje deri ne strukturen teknike te lajmit. Por... “Kisha shpresa te shumta se mund ta ndryshoja. Sapo isha kthyer nga Gjermania, kisha shfletuar shume, isha njohur me stacione publike gjermane si Bayerischer Rundfunk, kisha madje edhe keshilltare nga ky radiotelevizion.
Gjendja qe gjeta ishte e vajtueshme. Teknika ishte e amortizuar, paraja mezi levizte; por ishin te amortizuar ne radhe te pare punonjesit. U perpoqa te filloja reformimin nga sektori i lajmeve. Ketu ishte edhe nderhyrja me e madhe nga politika, pikerisht ketu desha te tregoja qe mund te beheshin lajme te pavarura, ku politikanet kalonin ne radhe te dyte ose te trete. Kjo sfide me futi menjehere ne konflikt me ta, keshtu qe kur erdhi puna pas 8 muajsh qe do te rizgjidhej drejtori i pergjithshem i RTSH, pavaresisht punes qe kisha bere, pavaresisht emisioneve te lajmeve qe kishin nderruar fytyre, te gjithe politikanet kryesore te kohes (mars 1999) ishin kunder kandidatures sime: Majko, Meta, Gjinushi.
Ishte nje periudhe tmerresisht e renduar dhe e veshtire per mua.
Megjithese kisha kerkuar heqjen e drejtorit te TVSH, kjo gje nuk m’u be e mundur. Pra, me mungonte krahu i djathte ne punen time, madje ky shfaqej si nje çomage prapa meje qe mundohej te me godiste kur i jepej rasti. Çdo nate perpiqej te prishte ate qe une ngreja diten. Asnje nga emerimet e mia, gazetare te rinj ne sektorin e lajmeve, nuk i pranonte, pra nuk u jepte rroge, i fyente etj. Natyrisht qe bente lojen e politikaneve qe permenda, te cilet e zgjodhen menjehere pas shkarkimit tim dhe te cileve ai ua shperbleu me sherbimin e devotshem qe u beri per 3 a 4 vjet ne vazhdim.
Shume ma veshtiresonte punen nga ana tjeter televizioni privat, qe po konsolidohej ne ate kohe. Sidomos njerezit e “Klan”-it dhe te” Koha Jone” nuk lane rast pa me sulmuar, me shtypin dhe rruget e tyre te tjera. Blendi Fevziu mori ne krah emisionin “Opinion” dhe e çoi te”Klani”. Dobesimi i RTSH do te thoshte njekohesisht fuqizim i privateve. Per ironi Aleksander Franga,j p.sh. bente pjese ne Keshillin Drejtues te RTSH. Ishte koha kur “Klani” dhe stacione te tjera krijonin arkivin e tyre duke vjedhur arkivin e RTSH, siç merrnin tekniken, njerezit dhe gjithçka tjeter te levizshme nga RTSH.
E gjithe zhurma per Radiotelevizionin e ri publik qe do t’i zinte vendin Radiotelevizionit shteteror ishte nje farse ose nje komedi qe nuk ndryshoi asgje ne qenien e asaj karakatine. Politika e ka deshiruar RTSH gjithmone si vetesherbim per propaganden partiake-qeveritare. Kete e vertetoi drejtori Mazi, kete e vertetoi drejtori Zheji me Fatos Nanon, por kete po e verteton edhe drejtori i sotem me sherbimet qe i ka bere deri me tani qeverimit te Berishes. E vute re si tregonte nga gjysme ore mitingjet e tij gjate fushates elektorale? Ky eshte nje skandal, kur mendon qe ai stacion mbahet me parate e taksapaguesve”....
Pamundesia e Institucionit
Me hapur se kaq nuk mund te flitet. Vetem se kur kerkon sot te dhena dhe mundohesh te penetrosh ne arsyetime ish-esh mbetesh. Nje buzeqeshje, pervijohet nga buze te ngrira, qe kinse nuk shprehen per asgje. Institucioni mbeti i politizuar dhe asnjehere pjese e publikut. Tre komponentet kryesore Informacioni, Edukimi, Zbavitja, nuk u harmonizuan asnjehere. Vendin e propagandes e zuri militantizmi disa here i tepruar i drejtuesve ndaj forcave politike ne fuqi. Kesaj i shtohet amortizimi i tejet i teknikes, ndersa per shume vjet buxheti mezi ka mundur te mbulonte 70% te rrogave.
Edhe pse Ligji per Radion dhe Televizionin e detyron RTSH-ne qe te transmetoje falas veçmas sherbimeve fetare te mbajtura gjate festave fetare zyrtare si dhe seancat e Parlamentit dhe programe me cilesi te larte, ku te reflektohet larmia e jetes shqiptare, perfshire pakicat kombetare, keto jane harruar. Ne nje prononcim te saj IREX (MSI-2006) do te thoshte me 2006: “eshte paradoksale te shohesh se si interesi publik eshte i pari qe lihet pas dore nga nje televizion i quajtur ‘publik’. Edicionet e lajmeve fillojne me lajme per aktivitetet e qeverise dhe partive politike, duke lene pas dore problemet qe shqetesojne qytetaret”. Megjithate menaxhimi aspak i mire dhe prapambetja krahasuar me transmetuesit private, se bashku me mendimin e pergjithshem qe RTSH kontrollohet politikisht, jane nder problemet kryesore te tij per permbushjen e misionit te tij publik, vazhdon IREX...
Legjislacioni dhe drejtimi
Institucioni eshte peng i shume gjerave, por kur pyeten zyrtaret e tij te sotem ose te shkuarit e kane problem prononcimin. Ketu eshte si nje karusel gjigant, ku te gjithe jane kunder te gjitheve. Duke iu kthyer ligjit: Amendamentet e 2006 per Ligjin e Radios dhe Televizionit, i cili rregullon RTSH, paten pasoja ne rregullimin e transmetuesit te sherbimit publik. Dy nga shtate frekuencat kombetare, qe i jane caktuar Shqiperise deri ne 2015, i rezervohen RTSH. KKRT i ka rekomanduar RTSH qe kanalin e dyte ta transmetoje drejtperdrejt ne menyre dixhitale. Ne fakt, ne korrik 2007, TVSH pergatiti nje plan reforme ne bashkepunim me Unionin Europian te Transferimit (EBU), i cili perqendrohet ne kalimin ne dixhitalizim. eshte duke u punuar per kete dhe ne institucion eshte hartuar nje strategji e tere, sipas Znj. Kalaja, zevendesdrejtore e Institucionit.
Sa do jete e mundur? Kete s’e thote askush. Kokedhembja me e madhe per kete institucion eshte kur flitet per Keshillin Drejtues, si organi me i larte i RTSH. Te 15 anetaret, qe zgjidheshin nga nje spekter i madh i shoqerise shqiptare, kane treguar se jane pak ose aspak per t’i dhene nje fizionomi ndryshe RTVPSH. Akuza dhe kunderakuza te politikes nuk reshtin. Kur ishin te Djathtet ne opozite akuzonin per abuzime te majtet; kurse keta te fundit, ne rotacionin e pushtetit, si opozite- argumentonin se perberja e re e Keshillit Drejtues te RTSH nuk ofronte garanci per pavaresine editoriale. Nje publicist u tregua edhe me i ashper ne ate kohe: “Te ashtuquajturit perfaqesues te pavarur deri me sot kane qene ‘kali i Trojes’ se politikes ne keto institucione. Me qellim qe te shmangim rrezikun qe ‘te pavarurit’ t’i sherbejne pushtetit ose partive politike ne vend te publikut, nevojitet qe edhe [perfaqesimi i ] te pavarurve te jete gjithashtu [politikisht] i balancuar.” (A. Stefani, “’Te pavarurit’, kali i Trojes ne media”, Panorama, 16 shkurt 2006, f. 17.)
Nje kalvar i tere, sepse ne vitin 2006 u kerkua qe perberja e Keshillit Drejtues do te rritej nga shtate ne 11 anetare dhe kater anetaret e tjere do te emeroheshin nga anetaret e opozites ne Komisionin Parlamentar te Medias nga radhet e shoqerise civile. Deri ne shtator te vitit 2007, Keshilli funksionoi vetem me shtate anetare per shkak te krizes se vazhdueshme presidenciale dhe vazhdimit te punes ne Ligjin per Transmetimet Numerike. Ne gusht 2007 RTSH hartoi nje strategji zhvillimi per periudhen 2008-2010, te cilen ia paraqiti qeverise. Ndryshimi ende shume i vogel...
Peng i drejtuesve
Ne nje pike duket se konvergojne te gjithe ankesat. Drejtori i Pergjithshem eshte patriark i vertete. Ai vazhdon te gezoje autoritet te konsiderueshem, duke i raportuar Keshillit Drejtues, por pa qene i detyruar te zbatoje urdhrat e tij. (OSI/Shqiperia, f. 214–216). Ne fakt eshte Keshilli Drejtues qe e zgjedh. Ishte ky keshill qe i emeruar ne 2006 e pushoi Drejtorin e Pergjithshem te atehershem, Artur Zhejin. Ne nje leter publike, Mero Baze, anetar i Keshillit Drejtues, shkruante se “me vetedijen e plote te drejtoreve te saj, RTSH e ka shmangur debatin publik per vite dhe eshte kthyer ne nje stacion thuajse banal, i cili i ka sherbyer vetem interesave te ngushta te drejtoreve te vet dhe te lidhjeve te tyre politike.” (Mero Baze, “Perse ndryshimi ne RTSH duhet te nise nga Drejtori i Pergjithshem?”, Shqip, 26 tetor 2006).
Zheji e kundershtoi kritiken dhe tha se shkarkimi i tij ishte kunder parimeve demokratike. “eshte e pamundur te nisesh reformen e RTSH duke shkelur nje nga parimet e demokracise se medies, siç eshte mandati i Drejtorit te Pergjithshem”. Ai shtoi se shkarkimi i tij ishte nje vendim i nxituar, i bazuar me teper ne lidhjet politike sesa ne arsye pragmatike. Drejtori i Pergjithshem i tanishem, Petrit Beci, u zgjodh ne 10 nentor 2006. Beci me pare ka qene zevendesdrejtor i transmetuesit publik dhe ka nje pervoje te gjere si menaxher i njerit prej televizioneve private kombetare. eshte edhe nje strukture e trete e pushtetit dhe kjo ka lidhje me Keshillin e Menaxhimit, qe sherben si organ keshillimor per Drejtorin e Pergjithshem, duke keshilluar drejtorin per nje sere çeshtjesh te rendesishme financiare apo ne lidhje me pronat.
Kjo strukture duhet te kete shume rol per transaksionet e pronave, kontratat e punesimit dhe bisedime e marreveshje te tjera me stafin dhe sindikatat. Struktura qeverisese ka per qellim te garantoje punen e balancuar dhe te paanshme te RTSH, si dhe legjitimitetin e tij si institucion publik. Fatkeqesisht, ne raporte shprehet se kjo nuk eshte arritur. Ne fakt, shume vezhgues, perfshire anetare te strukturave qeverisese te RTSH, ankohen qe menyra se si eshte ndertuar sistemi eshte burimi kryesor i problemit. Gishti i fajtorit shkon gjithmone tek Drejtori i Pergjithshem. Per shembull, ish-kryetari i Keshillit Drejtues, Kiço Blushi, pretendonte se “per dy vjet Keshilli [Drejtues] nuk kishte miratuar struktura programore te pershtatshme per shkak te nenshtrimit politik te Drejtorit te Pergjithshem, i cili emerohet nga ne, por nuk zgjidhet nga ne”. (Kiço Blushi, “Televizioni qe ka mbetur peng i partive”, Standard, 17 mars 2006, f. 23)
Standardet editoriale
E lene per ne fund, por jo me pak i rendesishem, eshte edhe fakti i standardeve editoriale, ku RTSH-ja nuk ka nje kod te brendshem etike dhe as ndonje organ qe te mbikeqyre sjelljen sipas standardeve. Ne shtator 2006, shoqatat e gazetareve miratuan nje kod etike per te gjitha mediet ne Shqiperi. Procesi i filluar nga Instituti Shqiptar i Medies perfshiu debate me gazetare, redaktore, pronare te medies, menaxhere dhe te tjere. Megjithate, kodi nuk eshte miratuar “zyrtarisht” nga ndonje media dhe nuk ka mekanizem per zbatimin e tij. Ne kete menyre, respektimi i tij mbetet ne deshiren e gazetareve.
Gazetaret e TVSH-se jane njesoj si gjithe komunitetet e gazetareve te tjere me rrogat relativisht te uleta, qe nuk perbejne nxitje qe ata te zhvillojne pavaresine editoriale apo te prodhojne programe cilesore. Ka ndodhur qe Stacioni ka perdorur kontrata te posaçme pune dhe metoda pagese arbitrare. Ish-drejtori i Pergjithshem, Artur Zheji, pretendoi se keto kontrata ishin perdorur per te motivuar gazetaret dhe per te permiresuar profesionalizmin, pasi stacioni po i paguante gazetaret sipas sasise dhe cilesise se punes. Por Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH) arriti ne perfundimin se keto kontrata nuk ishin te ligjshme dhe i kerkoi RTSH te ndreqte gjendjen deri ne kontrollin e ardhshem. Kjo s’mbaronte ketu: Sindikatat e RTSH vazhdimisht kane aluduar se keto kontrata reflektonin preferencat personale te Drejtorit te Pergjithshem dhe jo motivim profesional.
Ne vend te nje epilogu
A eshte i mundur ndryshimi? “Mendoj se eshte e pamundur, - shprehet skeptik Dr. Klosi. Me e ndershmja eshte te quhet perseri Radiotelevizion shteteror. Shoqeria jone, sidomos shoqeria civile eshte shume pak e pjekur per te pasur e kontrolluar radiostacione publike, siç kane ne Gjermani ose ne France. Ketu misioni publik nuk kuptohet, plus qe sabotohet perdite nga politikanet. Ne nje vend si Shqiperia mund te lulezojne he per he vetem mediet private”.
Fjale te hidhura, por nje realitet i njohur. Publiku shqiptar nuk e ndjen me te vetin televizionin per te cilin eshte i taksuar dhe qe ka siglen kushtuar tij. Ai eshte hije e vetvetes dhe e nje institucioni, qe nuk u be askurre profesional dhe i gjithe shqiptareve.
*Shkrimi eshte mbeshtetur mbi Raportin Televizioni ne Europe: Raportet Vijuese 2008 eshte nje projekt monitorimi i EUMAP (Programi i per Monitorim dhe Avokaci te BE) ne Institutin per Shoqeri te Hapur dhe i Network Media Program ne Fondacionin per Shoqeri te Hapur. Autorja e tij eshte Ilda Londo nga Instituti Shqiptar i Medias. Botohet me shkurtime. Titulli i shkrimit kryesor, botuar i plote te AKT, ka qene Televizioni Publik Shqiptar, Nje hije e zbehte e qellimit te tij
Petrit Beci (Drejtor i Pergjithshem)
Mirela Oktrova (Drejtore e TVSH)
Zamira Koleci (Drejtore e Radio Tirana)
Radio filloi me 28 Nentor 1938
Televizioni filloi me 1 Maj 1960
Emri i meparshem Radiodifuzioni dhe Televizioni Shqiptar - www.rtsh.al