6 porte turistike pergjate bregdetit shqiptar

6 porte turistike pergjate bregdetit shqiptar

Në edicionin e parë të Kuvendit, “Deti, Ekonomia Mesdheut ” që zhvilloi punimet sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve te 9 shteteve që lagen nga deti Mesdhe, u prezantuan gjashtë porte turistike që mund të ngrihen përgjatë bregdetit shqiptar.

 

Projektuesit e huaj, investitorët e përfaqësuesit e qeverisë, u njohen me këto projekte, ndërsa vlerësuan nevojën e një shfrytëzimi më të mirë të lidhjeve detare në Mesdhe.

 

Matteo Dusconi, sekretar i Përgjithshëm i shoqërisë së lundrimit, duke evidentuar rëndësinë e porteve turistike në zhvillimin e turizmit të një vendi, tha për medien se, “ndërtimi i një porti të tillë mund të kap vlerën e një milion eurove, ndërsa krijon punë për shumë sipërmarrje për rreth”. Shqipëria u shpreh Dusconi, ka reliev mahnitës bregdetar, ashtu sikundër nuk ka asnjë port turistik të mirëfilltë, ndaj sygjeroj se është koha për thithjen e investimeve të huaja në këtë sektor që do të hapë një perspektivë të re zhvillimi të turizmit shqiptar.

 

Genc Boga , sekretar i përgjithshëm në Këshillin e Kombëtar të Biznesit tha se, “Shqipëria është një destinacion turistik i sigurte me vlerë të lartë që karakterizohet nga një larmi e atraksioneve natyrore të klasit botëror, në një sipërfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar në një mënyrë të përgjegjshme lehtësisht e arritshme  nga tregjet turistike europiane dhe investitorët e huaj.

 

Edicioni i parë i Kuvendit “Deti, Ekonomia Mesdheut”,  diskutoi për zhvillimin e sektorit të lundrimit mes vendeve bregdetare të Adriatikut dhe të Mesdheut, duke nisur nga Shqipëria.

 

Nisma u promovua nga shoqëritë e lundrimit, ”Assonautica Italiana” dhe ”Assonautica Euromediterranea”, Unioncamere Puglia – Selia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë Italiane në Shqipëri, struktura institucionale te sistemit kameral italian që kanë si synim promovimin ekonomik, ndërkombëtarizimin, mbështetjen e lundrimit me jahte, atë të turizmit detar dhe të ekonomisë së detit në kuptimin e tij më të gjerë. Assonautica Italiana me ortakët dhe partnerët e saj, përmbledh më shumë se 90 dhoma tregtie italiane dhe shoqata lundrimi lokale (assonautiche) me selitë përkatëse në zona bregdetare, një numër të gjerë ndërmarrjesh të ketij sektori, më shumë se 100 porte turistike, me mijëra dashamires dhe amatore te lundrimit me jahte, të peshkimit sportiv dhe profesional, duke përfaqësuar në Itali dhe jashtë saj një sistem të rëndësishëm prodhues në të cilin Italia shpreh ende arritjet e saja më të mira.

 

Lançimi i këtij edicioni ka si objektiv vënien e arritjeve dhe cilësive më të mira të kësaj fushe, në mbështetje të zhvillimit të sektorit të lundrimit dhe në vendet e tjera bregdetare të Adriatikut dhe të Mesdheut, duke nisur nga Shqipëria, vend në të cilin marrëdhënia me detin mbetet ende për tu përmirësuar.

 

Pas njoftimit për këtë organizimin e këtij kuvendi, interesi për pjesëmarrje ka qenë mjaft i lartë. Mbi 120 konfirmime pjesëmarrjej nga institucione dhe ndërmarrje (ndër të cilat 50 të tilla janë të huaja). Bëhet fjalë për pjesëmarrje të rëndësishme të sektorit dhe përfaqësuese të një spektri të gjerë veprimtarish ekonomike të lidhura me detin, të cilat i japin mundësinë Kuvendit për të diskutuar dhe propozuar veprime konkrete zhvillimi.

 

Të pranishëm në këtë edicion ishin, 11 shoqata territoriale ose të sektorit të sipërmarrjeve të lidhura me detin, që vinin nga të paktën 10 rajone të ndryshme të Italisë; 9 shtete të përfaqësuara, nga të cilat 4 vende ndërbregdetare kryesore të Adriatikut; 6 kantiere ndërtimi dhe parkimi barkash lundrimi në tokë, ndër të cilët kantieri më i madh i Detit Tirren; 22 porte turistike fqinje të Shqipërisë dhe më shumë se 50 porte të tjera të përfaqësuara nga shoqatat e tyre lokale, për një total prej rreth 40.000 vende parkimi barkash; 4 projekte portesh turistike në Shqipëri të cilat janë në proces miratimi ose në fazë implementimi;10 ndërmarrje charter, që përfaqësojnë një flotë prej 200 barkash me qera të cilat mund të krijojnë bazën e tyre në Shqipëri; 15 ndërmarrje projektimi dhe ndërtimi portesh turistike;  Të gjitha kompanitë shqiptare që merren me tregtimin e barkave nga të cilat 3 ortakëri italiane; 5 institucione të ndryshme financiare;15 kooperativa peshkatarësh profesionistë; Ndërmarrje të shumta të prodhimit të aksesorëve të lundrimit dhe shërbimeve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama