60 e femrave nuk e pelqejne trupin e tyre

60% e femrave nuk e pelqejne trupin e tyre
Me shumë topmodele që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre, nuk është e habitshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun. Kështu, një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe, zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mire, kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë. Sipas këtij sondazhi, në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme, 60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre, ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’i shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes së sikletshme që kanë me imazhin e tyre.

Anketimi tregoi se problemi më i madh i femrave qëndron me dhjamin në pjesën e barkut, ndjekur nga shqetësimi për mbipeshën, mungesën e tonifikimit dhe celuliti. Në përgjithësi, pjesa më pak e pëlqyer e trupit tek rezultoi të ishte barku, pasuar nga kofshët. Të pyetura për jetën seksuale, 33% e të anketuarave pranuan se ajo është dëmtuar si rrjedhojë e mungesës së besimit në trupin e tyre, ndërsa 15% dëshmuan se përkujdesja e partnerit është zbehur si rrjedhojë e kalimit të moshës dhe shtimit në peshë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama