“Vajza dukej shumë bukur nga pas dhe doja të shikoja fytyrën e saj, nëse ishte aq e mirë pas edhe forma. Këtë do të kishte bërë çdo njeri i planetit”. Megjithëse atij gjoba i është ilustruar edhe me foto ku paraqitet duke para në mënyrë të çuditshme, Maclean nuk pranon se po i jepte makinës pa shkujdes.
“Pranova gjobën dhe katër orë kurs pasi në të kundërt rrezikoja të më hiqnin pikë nga patenta”, tregon 26-vjeçari për Daily Mail. “Ca gjëra duhen pranuar edhe pse t’i mund të kesh argument për t’i kundërshtuar. Gjithashtu mund t’i bindja se i kam aftësitë për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, jam shofer me eksperiencë”, thotë Maclean.
Ai tregon gjithashtu se edhe vetë polici ishte i shushatur nga ajo femër. “Kur njëri prej tyre po plotësonte gjobën më tha se edhe ai i kishte bërë një kontroll të mirë me sy”. “Këtu ndërhyra për të thënë; pse unë nuk mundem ta shoh? Sepse ti ishe në timon ma ktheu, tjetri duke qeshur". Maclean shton se nëse vajza e merr vesh se është gjobitur për shkak të tij do të kishte qeshur me të madhe.
U kujtojmë shoferëve se nuk duhet të hutohen nga asnjë lloj gjëje, pavarësisht se përpara tyre mund të shfaqet ndonjë person tejet tërheqës. Mbase nuk do të gjobiteni por mund të shkaktoni aksident.