60 vjet nga krijimi i Estrades se Tiranes

60 vjet nga krijimi i Estrades se Tiranes
Në 60-të vjetorin e krijimit të Estradës së Tiranës, do të mblidhen së bashku në skenë aktorët më të mëdhenj në vite dhe aktorët e rinj. Veli Rada, Skënder Sallaku, Marjana Kondi, Xhevahir Zeneli, Sejfulla Myftari, emra që janë skalitur në piedestalin e humorit shqiptar, do të vijnë secili me nga një pjesë të tyre të repertorit por edhe me interpretime të reja. Veli Rada, një nga emrat më përfaqësues të Estradës së Tiranës, shprehet i emocionuar për ardhjen e tij sërish në skenën e kryeqytetit.  Në orën, 19:00 të datës 30-të, publiku do të gjejë dy etyde metafora që sjellin atmosferën e festive të fundvitit në kryeqytet, tetë këngë të zgjedhura nga fondi i artë i interpretimit në teatrin e varietesë, që do të vijnë nën interpretimin e këngëtarëve Luan Zhegu, Kozma Dushi, Anita Take, etj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama