63 perqind e kerkimeve ne SHBA nepermjet Google

63 përqind e kërkimeve në SHBA nëpërmjet Google
Lajmi u bë i ditur nga instituti për hulumtime comScore. Sipas mediave elektronike franceze, ky është rezultati më i mirë që Google ka realizuar brenda pesë muajve të fundit. Vendin e dytë, po sipas të dhënave të comScore, e zë Yahoo me shfrytëzim 19.6 për qind, që paraqet rënie prej 0.9 për qind për të. Në vendin e tretë të kësaj liste renditet Microsoft me shfrytëzim 8.3 për qind, ndërsa në vendin e katër pozicionohet Ask.com me 4.8 për qind, që paraqet rritje për 0.3 për qind. Nëse nuk llogariten kërkimet e fotografive, video incizimeve të cilat i kanë bërë shfrytëzuesit e internet si dhe informatat lokale, shfrytëzuesit amerikanë të internetit, siç vlerësohet, gjatë muajit gusht kanë bërë gjithsej 11.75 miliardë kërkime nëpërmes makinave të kërkimit prej të cilave 7.4 miliardë janë bërë nëpërmjet Google.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama