Ish-lideri kuban Fidel Kastro ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si njeriu me numrin më të lartë të tentativave për ta vrarë. Ish-presidenti 85-vjeçar ka qenë shënjestër 638 herë në një hark kohor prej 47 viteve. Lajmin e ka dhënë faqja zyrtare Cubadebate. “Lideri historik i revolucionit kuban, Fidel Kastro, është personi që është tentuar më shpesh të eliminohet, sipas librit të rekordeve Guinness dhe arkivave të CIA-s”, shkruan Cubadebate.