Java e Martesës është një lëvizje dhe jo një organizatë, prandaj shumë prej aktiviteteve të lidhura me të do të organizohen në mënyrë të pavarur dhe spontane nga grupe të ndryshme, të frymëzuara prej Javës së Martesës.
Lëvizja fton qytetarët të vlerësojnë martesën dhe të punojnë shumë për ta bërë martesën e tyre sa më të mirë që të jetë e mundur. Kjo pasi studimet tregojnë se njerëzit e martuar janë më të lumtur dhe më të pasur. Martesa e shëndetshme dhe e suksesshme është faktor kryesor për shoqëri të shëndetshme dhe të suksesshme.