7 gjera qe nuk duhet ti beni kurre ne Facebook

7 gjera qe nuk duhet ti beni kurre ne Facebook
Faqja e “MSN”-se duke marre ne konsiderate perhapjen e shpejte te perdoruesve te rrjetit social te “Facebook”-ut, dhe duke u nisur nga kritikat e shumta qe i behen ketij rrjeti per mungesen e privacise, ka publikuar dje 7 keshilla per perdoruesit e “Facebook”ut”

1. Se pari ju nuk duhet te perdorni nje fjalekalim te bute. Duhet te shmangni emra apo fjale te cilat mund te gjenden lehte ne fjalor, perveç kur ato i kombinoni ne numra ne fund, ne mes apo edhe me simbole. Nje fjalekalim duhet te kete se paku tete karaktere. Nje teknike e mire eshte te fusesh numra dhe simbole midis fjaleve, siç eshte per shembull ky variant: hO27usEs!.

2. Se dyti ju nuk duhet te lini ne profilin tuaj ditelindjen e plote. Ky element mund te shfrytezohet nga njerez te cilet duan te marrin te dhenat tuaja per ti perdorur me pas ne menyre te alternuar per te patur akses ne llogarine bankare apo kartat e kreditit. Nese ju e keni perfshire datelindjen e plote atehere shkoni tek profile, klikoni mbi “edit information”. Tek opsionet vendosni qe te duket vetem muaji apo dita dhe jo e gjithe datelindja.

3. Se treti duhet te menaxhoni me kujdes privatesine e profilit tuaj. Per gjithçka ne profilin tuaj ne FB ju mund te limitoni aksesin vetem tek miqte apo miqte e miqve. Nje regjim strikt duhet perdorur per fotot, ditelindjen, pikepamjen fetare, informacionet familjare mes gjerave te tjera. Ju mund ti jepni vetem grupeve te njohura akses tek fotot dhe mund te bllokoni persona te veçante qe ti shohin ato.

4. Se katerti mos lejoni qe te vendosni emrat e femijeve tuaj ne fotot e ndryshme. Nese dikush tjeter e ben kete mund ta fshini me “remove tag”. Nese femija juaj nuk eshte ne FB dhe dikush e perfshin emrin e tij i kerkoni personit qe ta heqe.

5. Se pesti mos tregoni faktin se nuk jeni ne shtepi dhe se ajo eshte bosh. Prisni derisa te ktheheni per tu treguar miqve se si kaluat me pushime.

6. Se gjashti keni parasysh opsionin e makines kerkuese. Per te ndihmuar qe te huajt te mos kene akses mbi faqen tuaj, shkoni tek menuja “Search” tek “FB privacy” dhe selektoni “Only Friends for FB search results”. Sigurohuni se kutia per kerkimin publik nuk eshte e klikuar.

7. Se shtati evitoni te vegjlit te perdorin FB pa mbikeqyrje. Limiti i FB eshte mosha 13 vjeç por femije edhe me te rinj duket se e perdorin ate. Nese keni nje femije te vogel apo nje adoleshent ne BF, menyra me e mire per ta mbikeqyrur eshte ta keni mik. Perdorni adresen tuaj te e-mailit si kontakt per llogarine e tij ne FB ne menyre qe te merrni informacionet e nevojshme rreth aktivitetit te tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama