Shumëllojshmëria në prodhim (më qartë: portofoli i diversifikuar ose pasja e disa bizneseve njëherazi) është e rëndësishme pasi zvogëlon rrezikun. Por vjen koha kur mund të duash të zvogëlosh gamën e shumëllojshmërisë duke përqendruar një pjesë të madhe të rrezikut vetëm në një sektor.
“Nëse kërkon të fitosh më shumë se sa mesatarja e zakonshme e arritshme, mënyra e vetme për ta arritur është duke zvogëluar shumëllojshmërinë”, - thotë Jordan Kimmel, president i Magnet Investment Group në SHBA
2 - Merrni kredi.
Një mënyrë e shpejtë është të marrësh para hua për investimin tënd. Në SHBA kjo zakonisht bëhet nëpërmjet një llogarie me përqindje nga një firmë ndërmjetëse, por vende të ndryshme kanë mënyra të ndryshme.
Tim Filips nga Philips&Co, (një firmë që menaxhon pasuritë në Portland) sugjeron se një hua e arsyeshme është një mënyrë me të cilën klientët mund të rrisin fitimet e tyre. Por duhet të tregohen të kujdesshëm. Kredia të sjell fitim nga para të cilat nuk i kishe fare, por sjell me vete edhe një rrezik të madh.
Përdoruesit e huave me përqindje duhet të dinë se një rënie në vlerë e investimit, do të ndikoje direkt tek përqindja e huasë, duke sjellë nevojën për më shumë kapital. Investuesit që nuk mund të paguajnë, mund të falimentojnë.
3 - Gjuani okazionet
Ashtu si thuhet nga një shprehje amerikane: të duash më të dobëtin mund të duket e vështirë, por ndonjëherë nga kjo fiton më shumë. Për këtë arsye Filips rekomandon që investuesit të kenë parasysh rastet e obligacioneve të huamarrjes si p.sh., obligacionet e nxjerra nga kompani që janë në prag të falimentimit ose aksione në bankë që kanë vlerën e pronave të paluajtshme.
“Përpiqemi të gjejmë raste që bazohen tek intuita e fortë dhe tek përgjigje emocionale ekstreme”. Kjo është e rrezikshme sepse duhet të ketë një arsye se pse një investim është kaq i lirë, dhe nëse çmimi i ulët është një funksion ndjenjash dhe jo parimesh bazë, atëherë shlyerja mund të jetë mjaft e madhe.
4 - Jo vetëm firmat e njohura
Shumë investues ndjehen më të sigurt me diçka të njohur. Por fakti që del në treg nën një emër të panjohur nuk do të thotë fare se investimi nuk ishte i mirë. Kimel rekomandon që investuesit të gjejnë kompani të cilat rrisin të ardhurat me 20% ose më tepër në vit duke rritur përqindjen e fitimit me 5% ose më shumë. Vetëm pak kompani mund t’i përmbushin këto kritere, - thotë ai dhe është e vështirë t’i gjesh. Duhet të pranosh të kesh edhe kompani që nuk janë shumë të njohura, thotë Kimel. Fitimi që ato sjellin sigurisht që të ngroh më tepër sesa emri i ndonjë firme të madhe. Në fund të fundit doni të bëni emër apo para?
5 - Zhbironi tregjet në rritje
Bota është e pakufishme dhe një pjesë e madhe e saj po rritet dhe më shpejtë sesa SHBA-ja. ’Të gjitha të dhënat tregojnë për mundësi fitimi në shtatë shtete Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Meksikë dhe në Korenë e Jugut’ , thotë Pran Tiku, presidenti i Peak Financial Management në Ualtham Masacuses.
Dihet që ekziston rreziku në të gjitha këto tregje teksa qytetarët e këtyre vendeve e kuptojnë se po bëhen pjesë e ekonomive të sotme, por siç thotë Tiku është rrezik që ia vlen të merret. Nëse investuesit duan të shënojnëfitime afatgjata në kapitalin e tyre, ata duhet të investojnë në tregje që janë në zhvillim e sipër”, thotë ai. Ai rekomandon që investuesit të shkëmbejnë fonde ne treg ose të blejnë aksione nga kompanitë më të mëdha në secilin treg.
6 - Merrni parasysh mallrat e konsumit të gjerë
Me një ekonomi botërore gjithnjë e ne rritje, edhe kërkesa për mallrat e konsumit të gjerë si vaji, pambuku e misri, do të vijë në rritje. Investuesit e vegjël mund të përfshihen në kërkesën globale në rritje të këtyre mallrave duke shkëmbyer fonde që do përfshijnë këto mallra.
“India dhe Kina do të jenë kombe që do konsumojnë,” thotë Tiku. Ai flet për projekte masive në infrastrukturë në vendet në zhvillim dhe për përhapjen e tendencës për t’u pasuruar nga njerëz që kanë vuajtur gjatë në varfëri. ”Gjithçka flet për një rritje marramendëse,” thotë ai.
E gjitha kjo lidhet me planet afatgjata. Çmimet e mallrave të konsumit mund të jenë të paqëndrueshme në planin afatshkurtër për shkak të kushteve të paparashikueshme atmosferike, luhatjeve të rritjes së tregtisë dhe shkëmbimeve. Investuesit në planin afatgjatë duhet të tregohen të duruar në kapërcimin e vështirësive.
7 - Studioje tregun
Sa më shumë të rrezikosh, aq më shumë punë do të kesh. Pasi të jesh menduar mirë do të zbulosh më tepër mundësi për të shtuar rrezikun dhe gjithashtu edhe fitimin në kapitalin tuaj.
Këshilla e bosit të çelikut, Andrew Carnegie, ishte se s’ka problem nëse i fut të gjitha vezët në një shportë për aq kohë sa e ruan shportën me mjaft kujdes. Kur mund ta ruash shportën vetë është mjaft mirë, po kur nuk mundesh?
Në këtë rast Phillips u sugjeron këtyre investuesve të gjejnë menaxherë parash të cilët mund të studiojnë tregun e të zgjedhin investimet.
Edhe një gjë tjetër: nëse në kapitalin tuaj nuk keni pasuri të tilla si blerje me leverdi, fitime nga tregjet e reja ose mallrat e konsumit, t’ia shtosh këto kapitalit tënd në mënyrë të matur mund të zvogëlojë rrezikun e të rrisë fitimin falë mrekullisë së shumëllojshmërisë.
Po japim një shembull: Le të themi se pjesa më e madhe e parave tuaja janë ne Bonot e Thesarit, që është një investim mjaft konservativ. I vetmi rrezik real në këtë rast është mundësia që inflacioni ose një rënie në vlerën e monedhës (ngjarje që ndodhin njëra pas tjetrës) do të prishte vlerën e fitimit nga bonot.
Le të mendojmë sikur kemi marrë 15% të këtyre parave dhe kemi blerë aksione në një sërë kompanish në rritje në Europë ose Azi. Atëherë a është rritur apo ka rënë rreziku në total? Shumë profesionistë ne fushën e investimeve do të thoshin se ka rënë, ndërsa fitimi i mundshëm është rritur.