7 llojet e dashurise!

7 llojet e dashurise!

Edhe pse shumë njerëz përgjithësisht e lidhin dashurinë me një ndjenjë romantike, ka disa lloj dashurish, të cilat ju duhet t’i përjetoni dhe kaloni në jetë. Versioni klasik i dashurisë lidh dy njerëz që përjetojnë ndjenja të forta për njëri-tjetrin në martesë dhe më pas bën që ata të lindin fëmijë. Ju mund të keni përjetuar këtë lloj dashurie, por më parë, me siguri keni provuar edhe të paktën, një prej dashurive të mëposhtme

1. Dashuria e pashpërblyer

- Është sfida më e fortë pasi e bën një njeri të vuajë dhe të kalojë dhimbje. Ndodh kur personi nuk ndjen të njëjtën gjë si ju.

2. Dashuria platonike

- Kjo lloj dashurie nuk kërkon që ju të ndieni tërheqje seksuale apo romantike kundrejt nj personi. Mund të ndodhë mes miqve pasi ka të bëjë me lidhjen shpirtërore.

3. Dashuria për vetveten

- A ju duket vetja një person i mrekullueshëm? Nëse jo, atëherë keni probleme me vetëvlerësimin, pasi të gjithë njerëzit, përpara se të duan të tjerët, duan veten.

 4. Dashuri epshore

- Mund të bini në dashuri me një person të bukur që e shikoni çdo ditë dhe të ndieni për të pasion dhe epsh, por vetëm kaq. Nuk bëhet fjalë për lidhje shpirtërore.

5. Dashuria e pastër

- Mund ta keni parë këtë lloj dashurie edhe nëpër filma. Fuqia e dashurisë bën që ju të doni personin me të metat dhe të mirat që ka. Ta doni me shpirt, trup e zemër.

6. Dashuria fëmijërore

- Të gjithë e kalojmë këtë lloj dashurie. Është në një farë mënyre, dashuria e parë në jetën tonë dhe ka të bëjë me tërheqjen ndaj një personi, që në moshën e kopshtit apo në fillore.

7. Dashuria e pakapshme

- Është si të biesh në dashuri me Johny Deep apo Brad Pitt. Pra, e pamundur, e paarritshme. Gjithsekush e kalon një dashuri të tillë, me krizat e veta dhe fantazinë e imagjinatën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama