7 mesimet qe politikanet duhet te mesojne nga John Kennedy

7 mesimet qe politikanet duhet te mesojne nga John Kennedy
Revista Time: Kush ishte ne vertete presidenti amerikan

Ndihmesit besnike te John F. Kennedy ne Shtepine e Bardhe, Kenneth Donnell dhe Dave Powers e titulluan librin e tyre te kujtimeve te vitit 1972, "Johnny, ne pothuajse s?te njohem fare", pavaresisht faktit se ata sherbyen nen administraten e tij qe kur ai ishte nje kandidat te kongresi i ri ne Boston. Keshtu qe, nuk eshte çudi fakti se amerikanet po perpiqen per gjysme shekulli qe prej Presidences se tij te nderprere se kush ishte ne te vertete John Kennedy.

Ndersa Shtetet e Bashkuara e gjejne veten serish ne nje lufte te pafundme, kesaj radhe kunder terrorit apo mbase kunder vete frikes, pyetja mbi trashegimine qe Kennedy la vjen me se e nevojshme. Cila eshte menyra e duhur, sipas se ciles Amerika duhet te lundroje nepermjet nje bote kur armiqte duket se jane kudo dhe askund ne te njejten kohe? Çfare mund te mesojme nga menyra se si Kennedy po perpiqej te ripercaktonte rolin e SHBA-se ne bote dhe ftonte amerikanet te ishin pjese e ketij ndryshimi? Kush ishte John Fitzgerald Kennedy i vertete?Rebusi fillon me Kennedy-n si person, nje njeri politikisht kompleks, fjalimet e te cilit shpeshhere perhapnin ne ajer shigjeta ashtu si dhe dege ulliri.

Gjate fjalimit te tij te famshem inaugurial Kennedy, nderkohe qe u zotua se kombi "do te paguante çdo çmim, do te mbante çdo peshe, te perballej me çdo veshtiresi, te mbeshteste çdo mik, te kundershtonte çdo armik per te siguruar mbijetesen dhe suksesin e lirise", lideri i ri gjithashtu "beri paqe" me perplasjen e zakonshme sovjetike te kohes se tij dhe ftoi çdo armik qe te bashkohej ne "synimin e ri per paqe, para se fuqite e erreta te shkaterrimit te ndersyera nga shkenca te gllaberonin gjithe njerezimin".Djaloshi John Kennedy kishte nje neveri te thelle per luften, per shkak te eksperiences se tij dhe te familjes se tij me te. "Çdo lloj lufte eshte budallallek", i shkruante ai shtepise nga barka e tij ne Paqesor gjate Luftes se Dyte Boterore. Lufta shkaterroi sensin e pathyeshmerise hyjnore te familjes.

Vellai i tij i madh, Joe, vdiq ne nje shperthim ne Kanalin Anglez, pasi doli vullnetar per nje mision te rrezikut te larte dhe bashkeshorti i motres se tij te dashur, "Kick" Kennedy, gjithashtu u vra ne lufte. Por Kennedy dhe vellezerit e tij gjithashtu ishin edukuar per te qene fitues, nga babai i tyre, te mos pranonin asnjehere humbjen. Dhe kur ai hyri ne fushaten presidenciale kunder Richard Nixon, 1960, ai ishte i pergatitur te bente çdo gje per te triumfuar.Duke punuar me presidentin e sapozgjedhur te familjes Kennedy ne vilen ne "Palm Beach" ne janar te vitit 1961, shkruesi i fjalimeve Theodore Sorensen, u perpoq te gershetonte dy anet e J.F.K, kur te dy burrat po perpiqeshin te krijonin fjalimin e inaugurimit te Presidentit.

Duke veshtruar pas ne kohe, thote Sorensen sot, fjalia me e rendesishme e atij fjalimi nuk ishte "Mos pyesni se çfare vendi juaj mund te beje per ju, pyesni se çfare mund te beni ju per vendin tuaj". Fjalia me e rendesishme ishte, "Vetem kur armet tona te jene te mjaftueshme pertej dyshimeve, mund te jemi te sigurt pertej dyshimeve se ato mund te perdoren ndonjehere". Ky mesazh paqeje nepermjet forces "ishte politika e Kennedy-t e thene shkurt", shprehet Sorensen.Menjehere pas vrasjes se John F. Kennedy, ai u mbeshtoll ne aventura te pafundme mitesh. Ne vitet e mevonshme, ai ka rene gjithashtu pre e kunderperplasjeve revizioniste, i portretizuar ne libra dhe media si nje princ dekadent qe vuri vendin ne rrezik me sjelljen e tij moskokeçarese.

Nderkohe qe jeta private e Kennedy-t sigurisht qe nuk do te kalonte pa u vene re nga veshtrimet e hollesishme te publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historise se presidences se tij. Ne administraten e John F. Kennedy-t ekzistonte nje madheshti heroike qe s?kishte te bente fare me mjegullnajat e Kamelotit. Ishte nje presidence qe u ndesh me kohen e saj dhe arriti te gjente nje pjese te madheshtise. Ne kulmin e Luftes se Ftohte, Kennedy gjeti menyren per tu terhequr nga gremina berthamore. Nen presione te paperkulshme per te shkuar ne lufte, ai zgjodhi paqen. Ai foli me armiqte e tij; ai njohu limitet e fuqise amerikane; ai kuptoi se fuqia e vertete e ketij vendi rrjedh nga idealet demokratike dhe jo nga anijet ushtarake. Ai vazhdon te jete nje pararendes i kohes se tij.

1. Luftetari i paqes

Gjate fjalimit te tij te famshem inaugurial Kennedy, nderkohe qe u zotua se kombi "do te paguante çdo çmim, do te mbante çdo peshe, te perballej me çdo veshtiresi, te mbeshteste çdo mik, te kundershtonte çdo armik per te siguruar mbijetesen dhe suksesin e lirise", lideri i ri gjithashtu "beri paqe" me perplasjen e zakonshme sovjetike te kohes se tij dhe ftoi çdo armik qe te bashkohej ne "synimin e ri per paqe, para se fuqite e erreta te shkaterrimit te ndersyera nga shkenca te gllaberonin gjithe njerezimin".

2. Rruga e kujdesshme drejt te drejtave civile

Historianet kane tendencen te besojne se reagimi i John Kennedy-t ndaj te drejtave civile para dhe gjate presidences se tij te shkurter s’ishte asgje tjeter veç nje lloj cinizmi politik. Qendrimi i ftohte e John F. Kennedy-t ndaj projektligjit te te drejtave civile te vitit 1957, i cili ishte perpjekja e pare madhore per te avancuar barazine racore qe prej post-Luftes Civile beri qe lideri i te drejtave civile te njerezve me ngjyre, Roy eilkins te kritikonte publikisht John Kennedy-n duke u shpreshur se ai po “ferkonte berrylat politike” me segregacionistet e jugut.

3. Rebusi katolik

Fitorja e John F. Kennedy ndaj Richard Nixon ne vitin 1960 erdhi e mbushur me simbole dhe mesime. Ishte triumf i vizionit mbi eksperiencen, i pasurise mbi varferine, lindjes ndaj perendimit, plejbojit ndaj moralistit. E per arsyen se nje katolik mundi per here te pare nje protestant, rezultati çoi ne varrosjen e fanatizmit fetar. Kennedy e merrte shume lehtesisht çeshtjen e besimit; ai nuk ishte shume i dhene pas ritualeve. Ai beri perpjekje per te ndjekur meshen teksa udhetonte neper vend gjate fushates se tij elektorale.

4. Thirrje per veprim

Thirrja gjate fjalimit te inaugurimit te Kennedy-t, “Mos pyesni çfare mund te beje vendi juaj per ju; pyesni çfare mund te beni ju per vendin tuaj”, frymezoi nje brez te tere ne vitet ’60 qe transformoi Ameriken me kurajo dhe dedikim. Kjo eshte nje prej trashegimive me te medha qe ka lene pas Kennedy. Prandaj eshte krijuar nje çmim “Courage Award” ne emer te librarise Kennedy qe nderon zyrtaret ne çdo nivel qeveritar pergjate spektrit politik ku gjenden, te cilet veprojne ne interes te publikut pa marre parasysh pasojat e pasurise dhe fatit te tyre personal.

5. Faktori stil

Çdo president amerikan ka lene gjurme ne stili amerikan, por asnje si John Kennedy. Ishte stili i tij ai qe i dha forme stilit amerikan te shekullit te 20-te. Kennedy hoqi nga moda kapelet e meshkujve, duke mos mbajtur nje te tille gjate fjalimit te tij presidencial dhe ktheu xhaketen sportive blu ne mode. Nje prej faktoreve me interesante te pamjes se Kennedy-t ishin syzet e diellit, shoqeruar me makinat e hapura lart. Ishte pikerisht lehtesia me te cilen ai vishej qe e bente te dukej interesant dhe i natyrshem.

6. Pasioni sekret

John Kennedy-t i pelqente te mbante sekrete, pothuajse aq shume sa i pelqente t’i degjonte ato. Nje prej sekreteve te ruajtura me mire ka qene pasioni i tij per lojen e golfit. Gjate kandidatures per president ne vitin 1960 Kennedy beri gjithçka ishte e mundur qe te mos merrej vesh dashuria e tij per kete loje. Kjo per arsye sepse golfi shihej si nje loje e shtreses se larte e Kennedy vinte per te bere nje ndryshim e nese amerikanet e merrnin vesh se atij i pelqente golfi, kjo do e demtonte kandidaturen e tij. Per kete arsye, Kennedy ka luajtur lojen e tij te preferuar gjithnje ne menyre sekrete.

7. Vdekja e Kennedy-t

Menjehere pas vrasjes se John F. Kennedy, ai u mbeshtoll ne aventura te pafundme mitesh. Ne vitet e mevonshme, ai ka rene gjithashtu pre e kunder-perplasjeve revizioniste, i portretizuar ne libra dhe media si nje princ dekadent qe vuri vendin ne rrezik me sjelljen e tij moskokeçarese. Nderkohe qe jeta private e Kennedy-t sigurisht qe nuk do te kalonte pa u vene re nga veshtrimet e hollesishme te publikut sot. Ky interpretim patologjik humb thelbin e historise se presidences se tij. Ne administraten e John F. Kennedy-t ekzistonte nje madheshti heroike qe s?kishte te bente fare me mjegullnajat e Kamelotit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama