7 miliarde leke shkuan ne lojera fati

7 miliarde leke shkuan ne lojera fati

Shuma prej 713 milionë lekësh të vjedhur në qendrën e emisionit të monedhës ose thënë ndryshe në Thesarin e Bankës së Shqipërisë në Linzë, janë harxhuar në lojëra fati. Ky është versioni përfundimtar i prokurorisë, në lidhje me shumën e vjedhur nga Ardian Bitraj, nipi i tij, Klevis Bejtja dhe punonjësja e bankës, Mimoza Bruzia. Të tre të pandehurve, u është komunikuar akuza e “vjedhjes së bankës” në bashkëpunim, vepër për të cilën, do të gjykohen nga Gjykata e Tiranës.

Mësohet, se prokurori Ramadan Troci, ka firmosur vendimin e dërgimit të dosjes në gjyq. Sipas këtyre të dhënave, i pandehuri Bitraj ka pranuar akuzën e vjedhjes, duke dhënë me detaje edhe mënyrën e vjedhjes dhe vendet ku i ka  shpenzuar. Nipi i tij Klevis Bejtja, ka pranuar faktin, se ka ndihmuar Bitrajn për probleme familjare, por në asnjë rast për vjedhjen e bankës.

Këtë qëndrim mohues, mësohet, se ka mbajtur edhe punonjësja Mimoza Burzia, e cila u ka thënë hetuesve, se kishte vënë re vjedhjen dhe nuk e kishte denoncuar, por ajo vetë nuk pranuar të ketë përfituar para. Me dorëzimin e dosjes në gjyq, pritet që shorti elektronik të caktojë treshen e gjyqtarëve, për këtë çështje.

Sipas akuzës, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në kohë të ndryshme, kanë vjedhur nga qendra e emisionit të monedhës në Linzë 713 milionë lekë. Këto para janë grabitur nga arka në veprim, e cila çdo ditë furnizon me para bankat e nivelit të dytë në vend, si dhe nga arka stok, ku ndodhen paratë e ardhura nga fabrika e prodhimit. Prokuroria thotë, se të pandehurit kanë tërhqur shumat,qe kapin shifrën e 713 mln lekëve nga 6 kuti të ndryshme. Për këtë vjedhje, janë proceduar edhe 16 persona të tjerë, mes tyre ish-Guvernatori i Bankës, Inspektorja e Përgjithshme, drejtori i ndërtesës, ku është kryer vjedhja dhe disa punonjës të saj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama