9:00 - 11:00 e mëngjesit : Koha e kreativitetit.
Truri juaj ka nivele të konsiderueshme të hormonit kortizol, i cili në sasi të arsyeshme mund të ju ndihmojë të keni përqëndrim më të lartë.
11:00 - 14:00 : Detyrat e vështira.
Në këtë orar nivelet e hormonit të gjumit melatonin janë në sasi më të vogla, dhe kjo do të thotë se se ju jeni në gjendje të për të marrë një ngarkesë më të madhe të projekteve që keni për të realizuar. Koha e reagimit dhe aftësia për të kryer disa gjëra që duhen bërë domosdoshmërisht janë më të forta në mesin e ditës. Në këtë orar mprehtësia juaj mendore është më e mira për të ndërmarrë veprime, por kini kujdes pasi sekreti është t′i merrni gjërat sipas rradhës.
14:00 - 15:00 : Koha më e mirë për një pushim.
Kjo është koha pasi ju duhet të keni ngrënë drekë dhe trupi juaj "largon" gjakun nga truri për në stomakun tuaj. Përpiquni të hani drekë afër orës 14:00, pasi vakti i mesditës mund të bëjë që ju të dëshironit të kishit vend për të fjetur. Gjatë kësaj kohe është e këshillueshme të largoheni nga ngarkesa e punës, dhe nëse jeni të përgjumur përpiquni të bëni një shëtitje pasi kjo do t′u ndihmojë të keni qarkullim gjaku më të mirë.
15:00 - 18:00 : Koha më e mirë për bashkëpunim.
Truri është i lodhur goxha në këtë kohë, por kjo nuk do të thotë se ju jeni të stresuar, pavarësisht niveleve të kortizolit në këtë kohë. Edhe pse truri juaj nuk është aq i mprehtë sa më parë, ju e merrni punën më lehtë, prandaj në këtë orar, planifiko një takim që nuk u vë nën presion. Nëse e keni lënë punën atëherë zgidhni një aktivitet që është sa më i ndryshëm nga puna juaj.
18:00 -20:00 : Më e mira për detyrat personale.
Ndërmjet këtyre orëve studiuesit kanë zbuluar se truri hyn në një gjëndje të quajtur "mirëmbajtje zgjimi", kur prodhimi i hormonit të gjumit është në nivelin më të ulët të gjatë gjithë ditës. Si rezultat shanset që ju të jeni të lodhur janë shumë më të vogla.
20:00 - 22:00 : Koha më e mirë për relaksim.
Në këtë orar ka një tranzicion të papritur nga të qënit zgjuar, në ndjenjën e të përgjumurit, pasi nivelet e melatoninës rriten shpejt. Kjo është koha për tu relaksuar, merruni me aktivitete që nuk kërkojnë "lodhjen" e trurit.
22:00 dhe më pas : Koha më e mirë për gjumë.
Truri juaj tashmë po përpiqet të përmbledhë gjithçka që keni mësuar gjatë ditës, gjë që ai e bën gjatë gjumit. Prioriteti juaj duhet të jetë që të flini aq sa duhet (8 orë), pasi pas një nate të mirë gjumi aftësitë tuaja për të mësuar rriten.