72 anetaret e Agimit te Arte do te dalin para gjykates

72 anetaret e Agimit te Arte do te dalin para gjykates

Lideri i partisë greke Agimi i Artë Nikos Mikaloliakos, dhe më shumë se 70 anëtarë të partisë,  do të gjykohen për përfshirje në vrasje dhe për të pjesëmarrje në një grup kriminal. 18 prej deputetëve të partisë së krahut të djathtë,  në parlamentin e mëparshëm grek,  janë në mesin e të pandehurve.

Gjykimi lidhet me një hetim për vrasjen e një reperi anti-racist i quajtur Pavlod Fyssas, në vitin 2013,  nga një mbështetës i Agimit të Artë. Agimi i Artë thotë se nuk është i përfshirë në  asnjë veprimtari të dhunshme, dhe hedh poshtë akuzat, të cilat lidhen gjithashtu edhe me vrasjen e një emigranti pakistanez dhe rrahjet e kundërshtarëve politikë.

Ende nuk është e qartë nëse deputetët e partisë do të lejohen të ulen në Parlament deri sa të fillojë gjykimi. Në total do të dalin 72 njerëz  në gjyq, në një datë që mbetet ende për t'u njoftuar, thanë burimet gjyqësore. Disa prej ligjvënësve, duke përfshirë kreun e partisë Nikos Mikaloliakos, janë në paraburgim.

Shumë nga të pandehurit do të gjykohen për përfshirjen në  një organizate kriminale - një vepër e rëndë në Greqi - ndërsa të tjerët janë akuzuar për krime që varionjë nga vrasja deri në komplote për të vrarë, posedim të armëve dhe dhunës raciste, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Partia e cila shprehet kundër  emigrantëve,  doli e treta në zgjedhjet e janarit me 6,3% të votave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama