Rreth 75% e fëmijëve shqiptare kanë përjetuar të paktën një formë dhune fizike ose psikologjike ne familje. Rezultatet e anketimit te femijeve te moshes 2 deri ne 14 vjec lidhur me disiplinimin, kane zbuluar kete perfundim sipas studimit me te fundit demografik te shendetit.
Familjarëve iu bënë një sërë pyetjesh për mënyrën sesi të rriturit i disiplinojnë fëmijët e tyre kur sillen keq dhe rezultatet tregojnë se 22 përqind e femijeve kane provuar forma jo të dhunshme sjelljeje si mjet disiplinimi ose ndëshkimi. 58 përqind e fëmijëve kane perjetuar dhune te lehte fizike, ndërsa 14 përqind i jane nënshtruar ndëshkimit të rëndë fizik. Raporti i fëmijëve që provuan ndëshkim të rëndë fizik është pak më i lartë për fëmijët e moshës 5-9 vjeç dhe ndër djemtë, krahasuar me fëmijët e grupmoshave të tjera dhe vajzat.
Fëmijët qe jetojne në zonat rurale kanë dy herë më shumë të ngjarë që të provojnë dhunë të rëndë fizike sesa ata të qyteteve (përkatësisht 18 dhe 9 përqind). Ndersa sipas rajonit, përqindja e fëmijëve që kanë provuar dhunë të rëndë fizike varion nga 1 përqind në qytetin e Tiranës në 27 përqind në rajonet malore. Niveli arsimor i nënave dhe gjendja materiale e familjeve janë të lidhura ngushtë me përqindjen e fëmijëve që provojnë dhunë të rëndë fizike.
Fëmijët e nënave pa arsim ose me arsim fillor kanë shtatë herë më shumë të ngjarë që të provojnë dhunë të rëndë fizike se ata të nënave me universitet ose arsim më të lartë. (përkatësisht 28 dhe 4 përqind). Po ashtu, 22 përqind e fëmijëve me indeksin më të ulët pasuror provojnë dhunë të rëndë fizike, në krahasim me 4 përqind të fëmijëve me indeksin më të lartë material.