Kur vendosi "të dalë në pension" në vitin 1973, ishte vetëm 39 vjeçe, por me 50 filma në karrierë. Ajo u tërhoq në shtëpinë e saj në San Trope dhe iu kush-tua me kohë të plotë borës dhe mbrojtjes së të drejtave të kafshëve. Këtë vend do ta linte vetëm kur i duhej të protestonte për mbrojtjen e kafshëve nëpër vende të ndryshme të botës. Gjatë gjithë jetës dhe sidomos pasi u tërhoq nga kinemaja, ajo ka qenë vetvetja, madje edhe në paraq-itjen e jashtme, duke mos u munduar që t‘i shtojë fytyrës apo trupit të saj asgjë të tepërt përveç atyre që ia kishte dhënë natyra. Nuk ka kryer asnjë operacion plastik, ndërkohë që shumë bashkë-moshatare të saj të botës së kinemasë e kanë "ndrequr" fytyrën me bisturi që hershëm.
Bardot është ndër të rrallat aktore që vazhdon t‘i mbetet besnike autenticitetit të saj, fytyrës që ia ka falur Zoti, edhe pse ajo me kalimin e viteve është rrudhur dhe është tkurrur. Ajo ka refuzuar njëherazi jo vetëm ndryshimet fi zike, por edhe hipokrizinë njerëzore dhe shpesh thotë se po aq të pavlera janë edhe kujdesi, përllogaritja dhe parapër-gatitja për diçka. Kur doli për herë të parë në publik në vitet ‘50, Franca dhe bota nuk ishin të përgatitura për të.
"Gratë e brezit tim e mbajnë fare mirë mend foton time të parë në kopertinën e revistës ‘Elle‘", thotë Bardot. Ajo është fotoja e një biondeje shumë elegante dhe sharman-te, që kishte pozuar si të ishte një kërcim-tare e vërtetë. Por në këtë foto një sy i vëmendshëm do të vinte re diçka që nuk ishte shfaqur më parë në shoqëri, qoftë edhe në botën e modës. Kjo ishte diçka vajzërore dhe e pastër. Para Bardot, ad-oleshentet nuk përfshiheshin në jetën publike, madje as në botën e modës.
Me të ndodhi një ndryshim i madh, që u pasua nga të tjera aktore e modele të moshës së hershme. Sipas specialistëve, Bardot krijoi një modë të sajën dhe bashkë me të një stil të ri jetese. Më në fund adoleshentet nuk do të visheshin më si gra apo fëmijë, por si vajza në prag të rinisë. Dhe kur Bardot u bë grua, bota u çmend fare. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me Roger Vadim, regjisorin me të cilin luajti edhe të përdalën në fi lmin "Dhe Zoti krijoi gruan". Në vitet që pa-suan dhe që u "sunduan" nga James Dean dhe Elvis Presley, format dhe vësh-trimi i saj shkaktuan një revolucion të papritur e me përmasa të paparashi-kuara dhe me filmin e mësipërm ky revolucion arriti pikun e tij. Bardot inter-pretonte Juliete, një grua me një oreks të jashtëzakonshëm për seks.
Skena kur ajo kërcen me fl okë të lëshuar, zbathur dhe me fustan të shkurtër, është një nga skenat që përcaktuan kinemanë e atyre viteve dhe përbën një gur kilometrik edhe në vetë historinë e kinemasë. Një kritik i një të përditshmeje amerikane shkruante: "Për sa i përket Bardot, ajo çka i çmend meshkujt nuk është perfor-manca e saj në shtrat, por ajo çfarë mund të bëjë. Ajo është një fenomen i pabe-sueshëm që mund të arrish ta kuptosh vetëm kur e ke përballë". Filmi "Dhe Zoti krijoi gruan" ishte një fi lm që skandalizoi Amerikën dhe suksesi e kundërshtitë që ai krijoi shkaktuan një boomerang të vërtetë në Europë. Në vitin 1958, bot-uesi i asaj kohe i revistës së famshme parisiene, "Paris Match", i dedikoi një artikull 8-faqësh çështjes "Bardot".
Ai e konsideroi një fenomen për t‘u studiuar, në të cilin duhet të bëheshin bashkë sociologë, antropologë, psikologë, për të dhënë shpjegimet e duhura në lidhje me rrënjët dhe ndikimin e fenomenit "Bar-dot". Ai analizoi veçanërisht ngjarjet në Shtetet e Bashkuara, që në disa raste kishin shkuar në ekstrem. Kështu, kishte raste kur pronarët e kinemave ishin ar-restuar për shkak të shfaqjes së fi lmit. Pas shfaqjes së fi lmit madje pritej që trans-metimi i tij të ndalohej. Ndërsa për sa i përket artikullit të "Paris Match", në fund të tij shkruesi konkludon: "Bardot është një imorale nga koka te këmbët".
Madje në të thuhet se Bardot duhet të ndalohet nga ekranet e kinemave. Ndërkohë, in-telektualët francezë, të përballur me këtë reagim të ashpër të shtresave borgjeze, e kuptuan se këtë herë bëhej fjala për shumë më tepër se disa linja femërore të shfaqura me tepri në kinema. Në një ese të shkruar në vitin 1959, me titull "Sin-dromi i Lolitës", e famshmja Simone de Beauvoir e cilësoi Bardot si "lokomotivën e historisë së grave" dhe e krahasoi hyr-jen e saj në shoqërinë franceze me vetë ekzistencializmin. Sipas saj, aktorja bu-kuroshe dhe seksi përfaqësonte femrën më të çliruar të racës së pasluftës. De Beauvoir shkruante: "Kur Marlene Diet-rich shfaqi nyjet e zhveshura të këmbëve ndërsa këndonte, ajo sikur bënte magji… Ndërsa Bardot nuk bën magji, ajo aktron. Mishi i saj nuk simbolizon pasivitet. Kur ajo zhvishet, ajo nuk nxjerr në pah mis-tere.
Ajo thjesht tregon trupin, një trup që është në një lëvizje të vazhdueshme. Ajo ecën, kërcen, lëviz. Në lojën e gju-etares ajo është viktima dhe gjahtarja njëherësh. Për të meshkujt janë thjesht një objekt, sikundër edhe ajo për ta është një objekt. Një sjellje e tillë ka lënduar shumë krenarinë mashkullore, ndaj për ta ajo është një "kurvë". Për të gjithë tashmë ishte e qartë që si "I Huaji" i Al-bert Kamy, edhe Bardot e eksploronte botën përmes të ndjerit. Në ditët e sot-me, feministet në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara do të reagonin të tmerruara ndaj faktit se Bardot është konsideruar dikur si një emblemë e femrës së çliruar, edhe pse ky ishte men-dimi i feministeve të viteve ‘50. Sipas njërës prej tyre, Bardot ishte tërësisht e çliruar dhe e jashtëzakonshme në vepri-met e saj të paragjykuara dhe kjo veça-nërisht në një kohë kur femrat nuk lejo-heshin të ishin të çlirëta.
Dhe të men-dosh që ajo vinte nga një familje borgjeze. Bardot jetonte siç i pëlqente asaj, vishej sipas tekave të saj, dhe bënte atë që donte. Në këtë sens, sipas disa të tjerëve, liria e saj ishte shumë provokuese. Pro-vokative, por kurrë e ndyrë. "Një grua e çliruar është e kundërta e një gruaje mendjelehtë dhe të pavlerë", shkruante më poshtë në artikullin saj De Beauvoir. Për të, sensi që kishte Bardot për lirinë ishte absolut, thuajse ekzistencial.
"Natyrshmëria e Bardot duket më per-verse se çdo lloj sofi stikimi. Ajo e vlerë-son dhe e ndjen veten të barabartë me meshkujt për nga dëshirat dhe përcjell idenë se mes femrave dhe meshkujve ka vetëm dëshirë dhe kënaqësi të ndërsjel-lët. Kjo është arsyeja përse në sytë e shoqërisë ajo duket një qenie e rrezik-shme", shkruante De Beauvoir. Sikundër vetë fi lozofja e madhe e parashikoi në shkrimet e saj, Bardot do të refuzonte që hershëm të ishte një "nënë e mirë" dhe një "bashkëshorte e mirë". Ajo dashuro-hej, braktiste e dashurohej sërish me meshkuj të ndryshëm.
U martua 4 herë rresht, theu qindra zemra, lindi një djalë i cili u rrit nga i ati dhe pati marrëdhënie shumë të këqija me të ëmën. Për fi lo-zofen, Bardot nuk ishte as rebele, as imorale, por një qenie njerëzore e lënë në gjendje të lirë. Bardot nuk donte të provokonte, nuk kishte kërkesa, nuk e kishte idenë se çfarë gjëje ishte e drejtë, apo cilat ishin detyrat e saj. Ajo ndiqte instinktet, kur i hahej hante dhe bënte dashuri kur e ndjente të nevojshme një gjë të tillë. Ajo nuk kritikonte askënd dhe nuk pranonte kritika, por jetonte, thjesht jetonte. Bardot nga ana tjetër i kishte magjepsur intelektualët e famshëm francezë të kohës. Kjo është aq e vërtetë, sa Marguerite Duras dhe Françoise Sa-gan e kishin shndërruar në një objekt studimi dhe shkrimesh. Në vitin 1975, dy vjet pasi ajo vendosi që ta linte kine-manë, Sagan shkroi një libër për Bardot.
"Ajo ishte një sukses, para, dashuri dhe mbi të gjitha ajo nuk mendonte se i detyrohej kujt për ato që kishte arritur. Bardot nuk kishte turp nga sa thuheshin për të, nuk kërkonte falje për triumfi n e saj të plotë, ndërsa shumë të tjerë kërkonin falje për fi toret gjysmake. Kjo është arsyeja pse sjelljet e saj skandali-zonin shumëkënd", shkruan Sagan. Ndoshta aseti më i mrekullueshëm i Bardot, sipas këndvështrimit francez, ishte moskokëçarja e saj. Kur Jane Birkin luajti "Don Juan" me të në vitin 1973, ajo ishte magjepsur: "Brigitte nuk ka dashur kurrë që të bëjë një fi lm jashtë Francës, sepse nuk donte kurrë që të ishte larg Francës së saj të dashur. Ajo duket si një qenie pa asnjë lloj ambicieje dhe nuk kërkon asnjë lloj aprovimi për ato që bën. Këto dhe veti të tjera e bëjnë një qenie shumë tërheqëse, ndaj së cilës shumë njerëz janë kuriozë. Ajo është aq indife-rente dhe kjo indiferencë i çmend të gjithë", shkruante më pas aktorja për kolegen. Ndërsa një shkrimtar francez, Paul Fournel, ka shkruar:
"Bardot ishte indiferente për pushtetin që kishte. Ajo nuk ka dashur që të bëhej aktore, këngëtare apo seks-simbol, por ja që ndodhi kështu dhe ajo nuk refuzoi. Ajo kishte një mënyrë shumë origjinale të të menaxhuarit të bukurisë së saj, që ishte një mënyrë shumë përparimtare. Ishte shumë moderne dhe avangardë. Ajo ecte zbathur e shpengueshëm, pa e çarë kokën se çfarë thoshin të tjerët në një botë të mbushur me paragjykime, keqgjykime e analiza të tepruara nga njerëz të paguximshëm. E gjithë sjellja e saj ishte tipike dhe anti-franceze njëher-azi". Mënyra e saj indiferente e të jetu-arit dhe të parit të realitetit, e bërë bashkë me bukurinë dhe sinqeritetin e qenies së saj, e bënë atë armiqësore me shumë njerëz, mentalitete e mënyra je-tese.
Madje kjo u agravua deri në atë pikë, saqë konservatorët francezë dhe moralistët do ta tregonin me gisht atë dhe filmat e saj si mishërime të një shoqërie të degraduar. Sipas disave, ajo ishte shkaktarja e destabilizimit të shoqërisë franceze, me një ndikim në këtë shoqëri, më të madh nga një pro-gram partiak. Mënyra se si ajo jetonte, me një indiferencë e vetëbraktisje, ishte shumë e rrezikshme për disa dhe mund të korruptonte dhe shtrembëronte vetë rininë franceze, ndaj nga këta njerëz ajo u konsiderua një "kurvë", ndërkohë që për të tjerët ishte një "revolucionare".
Gazeta Shqip