Kjo ka qenë një nga javët më të bukura të Luis Suarezit me fanellën e Barcelonës sepse ka shënuar tetë gola në dy ndeshje. Uruguaiani tha se diçka të tillë nuk e ka bërë as në stërvitje dhe nuk e mendonte se do ta bënte në realitet. Ai ka vlerësuar maksimalisht Mesin dhe Iniestën për ndihmën që i kanë dhënë. "Është diçka magjike. Nuk mendoja kurrë se do të shënoja tetë gola në 3 ditë. Nuk ndodh as në stërvitje dhe jam shumë i emocionuar.
Dua të vlerësoj maksimalisht Mesin dhe Iniestën për ndihmën që më kanë dhënë sepse pa prezencën e tyre loja e Barcelonës nuk do të ishte e njëjtë. Mesi është nga ata lojtarë që ingranon edhe të tjerët. Iniesta është magjik dhe pasimet e tij të zgjuara nuk mungojnë asnjëherë.
Penalltia e Nejmar?
E lashë ta godiste ai sepse duhet të ketë sa më shumë besim në këto momente. Sa më shumë lojtarë të shënojnë, aq më mirë është për skuadrën. Tani duhet të vazhdojmë kështu për të fituar titullin kampion, por nuk duhet të mendojmë aspak për të tjerët. Ne e kemi vetë në dorë titullin", ka thënë Suarez.