8 vende lobojne pro statusit per Shqiperine

8 vende lobojne pro statusit per Shqiperine

Tetë vende anëtare të Bashkimit Evropian po lobojnë për një vendim pozitivi të Këshillit të BE-së sa i takon dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë. Një lëvizje e tillë vjen në një kohë kur Holanda është në kërkim të aleatëve për t'i thënë jo statusit hapjes së dyerve të BE-së për vendin tonë.

 

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtëm të Lituanisë, vend që mban Presidencën e radhës së BE-së dhe kreut të Politikës së Jashtme të BE-së, Kethrin Ashton.  Në letër argumentohet se, Shqipëria ka përmbushur kushtet që iu përcaktuan një vit më parë. "Përveç kësaj, Qeveria e re në Shqipëri ka marrë një angazhim të fortë për të luftuar korrupsionin dhe e ka vendosur këtë në krye të prioriteve në përputhje me programin e saj", thuhet në letër. 

 

Një votë pro e Këshillit të BE-së - thuhet në letër, - jo vetëm do të inkurajonte Shqipërinë për të vijuar përmbushjen e reformave, por do t'u dërgonte mesazh edhe vendeve të tjera kandidate potenciale se puna e madhe në drejtim të arritjes së standardeve shpërblehet, duke e lidhur këtë me vetë besueshmërinë e BE-së. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama