8.4 milion e britanikeve nuk kane hyre kurre ne internet

8.4 milion e britanikeve nuk kane hyre kurre ne internet
Britania e Madhe ka si synim që deri në vitin 2015 të mos ketë asnjë njeri të rritur që nuk përdor internetin. Por nga të dhënat e fundit del se aktualisht janë rreth 8.4 milion persona të cilat nuk e kanë përdorur atë asnjëherë të vetme. Kjo do të thotë se Britania ka 16.8% të popullsisë së rritur jo përdorues të internetit. Vetëm muajin shtator ky numër është ulur me 299 000 persona ku 164 000 persona kanë qenë mbi 75-vjeç. Deri në fund të këtij vitit synimi i qeverisë ishte që të krijonte 1.9 milion përdorues të rinj të internetit. Sa u takon shifrave për të rinjtë 16-24 vjeç, niveli i përdoruesve është në 98.6% ndërsa tek ata që janë mbi 75% ka ende 72.4% që nuk e kanë përdorur kurrë internetin.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama