800 police ne Lazarat priten me arme. Thirrje banoreve Distancohuni nga trafikantet. MB Mos dilni nga banesat

800 police ne Lazarat, priten me arme. Thirrje banoreve: Distancohuni nga trafikantet. MB: Mos dilni nga banesat

Policia ka vijuar edhe sot aksionin e gjere antidroge ne Lazarat. Rreth 800 forca policie perfshire forca te FNSH, Delta force, RENEA dhe forcat speciale nga Tirana, Durresi, Gjirokastar, Shkodra kane zbarkuar edhe sot ne fshatin e droges. Po ashtu, në këtë operacion janë përfshirë dhe shërbime të tjera speciale të drejtorive të policive të qarqeve të tjera, si forcat elitë të shërbimeve të Tiranës, Shkodrës, etj. Këto forca janë të mbështetura nga mjete të posaçme.

Bazuar në planin e hartuar do vijonë veprimet policore për asgjesimin e parcelave të kultivuara dhe kapjen e vënien para përgjegësisë ligjore të të gjithë personave të implikuar në kundërshtimin me armë të forcave të Policisë së Shtetit. Nderkohe, drejtori i pergjithshem i policise Artan Didi edhe nje here ka shprehur vendosmerine e policise per t’i shkuar deri ne fund ketij misioni, me shpresen se nuk do te kete viktima nga asnje pale, policia apa banoret e fshatit.

Drejtori i policise u shpreh se ky operacion kishte nisur rreth dy muaj me pare me fushata sensibilizuese ne komunitet dhe nderhyrja policore ndodhi atehere kur nuk u arrit asnje kompromis per moskultivim te lendeve narkotike. Nderkohe sipas Didit operacioni i nisur dy dite me pare pa ditur se kur do te perfundoje erdhi si nje operacion antitrafik por tashme eshte perqendruar ne shkaterrimin e nej grupi kriminal te mirestrukturuar, qe sipas tij e ka mbajtur peng kete fshat per qellimet e veta kriminale.

Shkembim zjarri ne fashtin e droges, banoret ankohen: Policia po na sulmon me arme

Mesymja e sotme e policise ne Lazarata eshte shoqruar me shkembime te shumta zjarri te cilat ende nuk dihet se nga vijne. Ne raportime te drejtperdrejta neper televizione te ndryshme banore te Lazaratit jane ankuar per gjendjen e krijuar e cila sipas tyre i ngjan nje lufte te vertete. Shumica e tyre fajesojne policine dhe shtetin per kete situate te krijuar, nderkohe qe kane kercenuar se do te bllokojne rrugen nacionale nese policia nuk terhiqet.

Ende nuk ka raportime nga ana e policise lidhur me gjendjen brenda fshatit apo se nga vijne te shtenat me arme qe degjohen qarte nga te gjitha lidhjet telefonike te realizuara nga media te ndryshme.

Policia: Jemi të vendosur në përmbushjen e misionit tonë, dorëzoni armët, banorët të distancohen nga trafikantët

Përmes një njoftimi për mediat policia e shtetit shpreh vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund misionin për të çarmatosur grupet kriminale dhe trafikantët e drogës në Lazarat.

Policia e Shtetit, është e vendosur në arritjen e objektivit për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që gjatë këtyre ditëve kanë kundërshtuar dhe qëlluar me armë forcat e Policisë së Shtetit, duke sjellë për pasojë dhe plagosjen e një punonjësi policie në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, si dhe vendosjen e rendit e të sigurisë publike në Lazarat.

Gjatë të gjithë veprimeve të ndërmarra strukturat e Policisë së Shtetit kanë vepruar me profesionalizëm duke ruajtur qetësinë.

Polica e Shtetit u bën thirrje personave të armatosur që të dorëzojnë armët e të vihen në dispozicion të policisë, pasi policia është e vendosur në përmbushjen e misionit të saj dhe nuk do të mund ti shpëtojnë përballjes me forcën e ligjit.

Cdo kundërshtim dhe qëndresë  me armë vetëm sa rëndon pozitën ligjore, duke u bërë dhe shkak i pasojave që Policia e Shtetit deri tani është munduar të parandalojë.

Njëherazi Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë banorëve të fshatit Lazarat, të bashkëpunojnë me policinë dhe të bëjnë të mundur identifikimin e elementëve kriminalë, që janë duke u konfrontuar me armë me policinë, duke njoftuar Policinë e Shtetit për identitetin e personave që po veprojnë në territorin e fshatit të tyre.

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë dhe të vendosur për të përmbushur me sukses operacionin e ndërmarrë gjatë këtyre ditëve, duke kontribuar në sigurinë e banorëve të Lazaratit dhe të qytetarëve.

Ministria e Brendshme thirrje banorëve: Mos dilni nga banesat

Ministria e Brendshme përmes një njoftimi për shtyp i bën thirrje banorëve të Lazaratit që për arsye të sigurisë së jetës së tyre të mos dalin nga banesat.

“Operacioni i Policisë së Shtetit për kapjen e personave që kanë qëlluar me armë ndaj uniformave blu si dhe për identifikimin e shkatërrimin e sipërfaqeve të mbjella me lëndë narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës vazhdon me intensitet.

Ministria e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen e saj për banorët e fshatit Lazarat, që të distancohen nga elementët kriminalë dhe të mos dalin nga banesat për arsye të sigurisë së jetës dhe shëndetit të tyre.

Të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të evitojnë plotësisht hyrjen për në fshatin Lazarat deri në një njoftim të dytë zyrtar të policisë.

Banorët e zonave përreth fshatit Lazarat këshillohen të bëjnë kujdes me lëvizjen jashtë banesave të tyre, deri në përfundim të këtij operacioni policor.

Shërbimet e Policisë së Shtetit janë në gadishmëri të plotë për t’u ardhur në ndihmë në çdo kohë, të gjithë qytetarëve që do të kenë nevojë”, thuhet ne njoftimin e MB.

Plagoset nje efektiv i FNSH, ne pranga 6 persona per sulmin ndaj reportereve

Nderkohe ne oret e vona te mbremjes se djeshme një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armëve që vinin nga fshati Lazarat gjatë operacionit të ndërmarrë nga policia ditën e djeshme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur 2 orë pas mesnate, ndërsa i plagosur ka mbetur efektivi me iniciale S.M, i FNSH Shkodër i cili ka marrë plagë në këmbë dhe në dorë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia bën me dije se gjatë ditës së djeshme në vijim të veprimeve të kryera për vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të sulmit me armë ndaj forcave të policisë, si dhe të sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Matjas Muhamet Bocia, 23 vjeç, banues në Lazarat Gjirokastër, Florian Nexhip Shurdhi, 29vjeç, banues në Lazarat Gjirokastër, Juxhin Avdul Bocia, 19 vjeç, banues në Gjirokastër, Xhevahir Miftar Doçi, 29 vjeç, banues në Dunavat Gjirokastër, Ali Mato Basha, 46 vjeç, banues në Lazarat Gjirokastër,  Emiljano Bejko Aliko, vjeç 31, banues në Lazarat Gjirokastër

“Këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, janë autorë të dyshuar të sulmit me armë ndaj forcave të policisë në datat 15 dhe 16 qershor, në momentin që këto forca po zhvillonin operacionin policor për identifikimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike dhe asgjesimin e tyre.

Po ashtu këta shtetas dyshohen se, në bashkëpunim me persona të tjerë,  janë autorët e sulmit ndaj gazetarëve të televizionit A1 Report, të cilëve u kanë marrë e dëmtuar dhe kamerat, telefonat, laptopin, si dhe të dëmtimit me armë të mjetit të këtij televizioni, mjet i cili më pas është djegur.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër pa dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të “vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “vjedhje”, dhe “shkatërrim prone me zjarr”, parashikuar nga nenet 79/c, 22, 134, 151 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e policise se shtetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama