9 Gusht Si Sot Ne Tech

9 Gusht  Si Sot Në Tech

9 gusht si sot ne tech 9 Gusht   Si Sot Në Tech

Më 9 Gusht, 1892 Thomas Edison mori patentën me numër #480,567 për telegrain e dy-anshëm.

 

Më 9 Gusht të 1898-s, Rudolf Diesel nga Franca mori patentën me numër #608,845 për motorin me naftë. 

Motori me naftë është një motor me djegie të brëndshme që përdor nxehtësinë e kompresimit (ngjeshjes) për të filluar ndezjen për të djegur naftën, që më pas çohet në kafazin e djegies.

Motori me naftë ka efikasinë më të madhe të së nxehtës se çdo motor tjetër, me djegie të brëndshme ose të jashtme, kjo për shkak të raportit të lartë të ngjeshjes.

Ky motor që u ndërtua nga vetë Rudolf Diesel (nga dhe i cili mori emrin ‘Diesel Engine’) në vitin 1893. Këto motora u ndërtuan për një efikasi më të mirë se motorat e avullit. Që nga 1910-tat ato janë përdorur në anije dhe nëndetëse. Më vonë erdhi dhe përdorimi në lokomotiva, kamione, gjeneratora elektrikë, dhe makineri të mëdha.

Motorat me naftë filluan të përdoreshin në makina në vitet 1930. Që nga 1970-tat, numri i makinave me motora prej nafte ka qënë gjithmonë në ngritje. Në 2007, rreth 50 për qind e makinave në Europë ishte me motor me naftë.

Motori më i madh me naftë që egziston sot ndodhet në marinën Wartsila-Sulzer RTA96-C, e cila prodhon 113.210 kuajfuqi me 102 RPM(Rrotullime për minutë).

 

 


http://www.tech.al/9-gusht-si-sot-ne-tech/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama