Kickstarter, një platformë për të ndihmuar në përpjekjet për kreativitet, u themelua në prill të vitit 2009 dhe ka pasur rritje në vitin 2010. Por faqja mendohet se do të ketë sukses edhe më të madh në vitin 2011. Qasja e veçantë tërësi-ose-asgjë ka pasur një akordim nga ndërtuesit dhe donatorët. Kjo platformë ua mundëson ndërmarrjeve individuale që të tejkalojnë themelet tradicionale si ndërtimin e filmave, albumeve muzikore, ngjarjeve, prodhimeve dhe ndërmarrjeve të reja. Kickstarter ndihmoi në përfitmin e miliona dollarëve në vitin 2010 të qindra projektve.
OpenLeaks mund të jetë alternativa e WikiLeaks për vitin 2011, jo si vend, por si mundësues i organizatave mediale që të bëjnë të njëjtën gjë si WikiLeaks. OpenLeaks, për dallim nga WikiLeaks, kërkon tëbëhet një ndërmjetësues në mes të atyre që përfitojnë vëmendje dhe organizatave të tjera dhe përfshin ish-anëtarë të WikiLeaks. Ndër këta anëtarë mund të përmendet Daniel Domscheit-Berg. Faqja do të përqendrohet më shumë në të qenurit si shërbim teknologjik për organizata të lajmeve, duke ua lehtësuar punën atyre për vizitorët të cilët mund të dërgojnë përmbajtje si WikiLeaks edhe në faqet e tyre. Kjo mund të jetë si mbrojtje nga politikanët dhe zyrtarët – gjë me të cilën WikiLeaks u desh të përballet gjatë vitit 2010 – larg nga OpenLeaks, ashtu që kjo faqe nuk do jetë publikuesja e materialeve.
Pasi që tregu nëpërmjet rrjeteve shoqërore fillon të kalojë rrugët tradicionale të tregtimit, ndërmarrjet do të mundohen që të gjejnë individë si përfaqësues të prodhimeve të tyre. Klout është njëra nga veglat që ndërmarrjet përdorin për të matur se kush janë njerëzit që ndikojnë në rrjetet shoqërore.
Hipmunk është duke përmirësuar shumë gjëra që janë gabim me kërkimet rreth fluturimeve me një vegël e cila gjen zbatueshmëri të gjerë. Sapo përdoruesit të mësohen me ndërfaqen dhe të fillojnë t’u tregojnë shokëve për të, Hipmunk do të arrijë vërtet një popullaritet mjaft të madh.
Gilt Groupe, e cla arriti të punësonte punëtorin e 500-të në vitin 2010, është shpejt duke u rritur në vertiakle të reja (si një grup për marrëveshje për blerje në vende të veçanta, a la Groupon) dhe territore (si Japonia). Shënjestra e radhës nga Gilt Groupe? Shitjet e përgjithshme me pakicë. Priten zhvillime të mëtutjeshme në këtë fushë dhe zgjerime gjeografike të prodhimeve ekzistuese në vitin 2011.
Diaspora, plaftorma për rrjete shoqërore me burim të hapur, lëshoi kodin e vet dhe së fundi mundësoi ftesat private. Platforma ishte dyshuar që të jetë si alternative për Facebook, për shkak të dështimit të faqes Facebook sa i përket privatësisë. Por derisa platforma të marrë më shumë përdorues në vitin 2011, do të shohim se si do të reagojnë ata kur do të mund të mendohet zëvendësimi i faqes Facebook me të.
Quora ka gjetur vendin e vet me një set adobtues të hershëm dhe një numër të profileve të përdoruesve që e bëjnë interesant angazhimin në të. Në vitin 2011, do të jetë interesant të shihet nëse ndërmarrja është e aftë të zgjerojë popullaritet derisa mbrojtja e cilësisë Q&A e ka bërë aq tërheqëse atë për shumë përdorues. Do të shohim nëse do të ketë fatin e faqes FriendFeed, një komunitet i cili kishte pasur popullaritet në fillim por kurrë nuk gjeti përdorueshmëri të zakonshme (por përfundimisht ka gjetur një vend në Facebook).
WordPress mund të marrë pëlqime në hapësirën CMS me burim të hapur (për arsye të mira), por Drupal ofron një mundësi të jashtëzakonshme për individë, organizata dhe lloje të tjera që dëshirojnë të ndërtojnë faqe të fuqishme. Me platformën Drupal 7 që lëshohet në fillim të vitit 2011, skuadra e Drupal është duke adresuar aktivisht hapësirën e posaqme të CMS-it, e cila kishte marrë shumë kritika: përdorueshmëria. Falë dyaneve si Development Seed dhe Lullabot, Drupal është duke u bërë mjaft mbresëlënës. Acquia, ndërmarrja komerciale nga themeluesi i Drupal-it, Dries Buytaert, vazhdon të rrisë financimin dhe ofertimn e shërbimeve përkrahëse dhe komerciale që e përforcojnë platformën në tërësi.
Foursquare pritet që të arrijë në një shkallë më të lartë në vitin 2011. Nuk do të ishte befasi nëse fillon të fiojë ndërmarrje të vogla ose të bëjë lëvizje të rëndësishme në Siicon Valley, në mënyrë që ta bëjë të mundshme.