“Të gjithë grumbullojnë, analizojnë dhe shpërndajnë informacione. Të gjitha përdorin metoda të veçanta të hetimit, pra të gjithë interceptojnë telefona, bëjnë filmime, e të tjera, çfarë janë ato që konsiderohen si ndërhyrje të thella në pjesën e lirive individuale e që përsëri është problem për atë që kush, si dhe qysh do kontrollohen. Nga këto nëntë, gjashtë janë institucione të cilat merren direkt me aktivitete kriminale. Jo se Shërbimi Informativ nuk merret, por merret edhe ai me diçka specifike. Ne sugjerojmë nëpërmjet dokumentit një rishikim të dokumentit, një rishikim tërësor, jo të ndonjë institucioni të caktuar”- tha autori i studimit, Arjan Dyrmishi.
Drejtori i Pergjithshem i Sherbimit Informativ të Ushtrisë vlereson se agjencia qe drejton eshte ne perputhje me standartet e NATO-s.
“SHIU punon brenda gjithë juridiksionit që cënon sigurinë kombëtare. Në rast se ky është miks, atëherë SHIU bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha institucionet e sigurisë në vend. Reformimi dhe ristrukturimi i SHIU-t nuk është një bashkim mekanik dhe zmadhim fizik i këtij institucioni, por integrim në funksion të përmbushjes të misionit të funksionimit efektiv, modernizimit si dhe ngritjen e SHIU-t në standartet e shërbimeve të inteligjencës ushtarake të vendeve të NATO-s”- tha kolonel Zylo Zyla.
Por ekspertet e levizjes per te drejtat e njeriut shprehin shqetesim per numrin e larte te agjencive qe kryejne sherbime inteligjente duke pergjuar apo filmuar edhe pse në kuader te parandalimit te krimit pasi ekziston rreziku i shkeljes se te drejtave te njeriut.
“Rëndësia e SHISH-it ka rënë, ndërsa e kundërta ka ndodhur me SHIU-n. Nuk mund të quhet sekret shtetëror në mënyrë të prerë I gjithë informacioni që ka lidhje me sigurinë kombëtare. Shteti nuk mund të pengojë gazëtarët për shembull apo përfaqësues të organizatave joqeveritare për tu future në vende ku ka arsye të besohet se janë shkelur të drejtat e njeriut”- tha juristi Njazi Jaho.
Deri ne vitin 2003 ne Shqiperi 3 agjenci zbulimi kryenin mbledhje informacioni me metoda speciale hetimi, SHISH, SHIU dhe Policia Ushtarake, ndersa pas vitit 2003 te drejten e pergjimeve dhe filmimeve e kane edhe policia shtetit, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB), SHKB i Burgjeve, njesia e inteligjences Financiare, sherbimet e Inteligjencës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, si dhe shërbimet e inteligjencës së Drejtorisë së Përgjthshme të Tatimeve.