1. Dua rritje rroge
Mos hyni asnjëherë në negociata duke folur për nevojat tuaja ekonomike përpara shefit tuaj, sepse punëdhënësi nuk do t’ia dijë për problemet tuaja financiare. Një kërkesë e tillë duhet të jetë e mbështetur gjithmonë në një evidencë të arritjeve dhe kontributit tuaj në kompaninë kur jeni punësuar, e pasuruar kjo dhe me informacion paraprak se sa fitojnë në kompani të tjera punonjësit që kanë një detyrë analoge me ju. Mos u nisni nga emocione të momentit.
2. Kjo nuk mund të bëhet...
Kur të flisnin me eprorin tuaj, mundohuni të përcillni sa më shumë pozitivitet. Pra, edhe për gjëra që është e vështirë të realizohen brenda një kohe të caktuar, mundohuni të përdorni një mënyrë të shprehuri që përpiqet t’i zgjidhë problemet e tij, jo t’i përkeqësojë më tej ato.
3. Nuk mund të punoj në një vend me...
Të ankoheni vazhdimisht për personat me të cilët punoni, ju nxjerr më të dobët juve si karakter, se sa ata vetë. Mos i bëni këto lloj konfliktesh me kolegët, çështje pune për shefin tuaj. Nëse keni çështje profesionale që nuk ju përputhem me kolegun tuaj të punës, atëherë ankesa te shefi duhet të ketë tone po aq profesionale, dhe jo personale.
4. Kam festuar deri vonë dje, jam shumë i lodhur...
Mundohuni ta gjeni një zgjidhje për dhimbjen e kokës që mund të keni duke konsumuar kafe p.sh, por mos i tregoni shefit tuaj detaje të kohës së lirë që kaloni. Edhe pse mund të keni një marrëdhënie miqësore, duke mbajtur raporte sa më profesionale, do iu ndihmojë të promovoheni edhe më tej përpara tij.
5. Po unë iu dërgova një e-mail...
Nuk ju ndihmon për ndonjë gjë lajmërimi i shefit tuaj me anë të e-mailit kur keni ndonjë problem dhe s’mund të vini në punë. Mos u mjaftoni vetëm që ta nisni mesazhin; nuk duhet të jeni të qetë derisa të merrni një përgjigje prej tij.
6. Nuk ishte faji im
Nuk duhet të silleni si ndonjë fëmijë ose i akuzuar përpara një salle gjyqi në situata të caktuara, por duhet të merrni përsipër përgjegjësitë që ju takojnë. Edhe nëse po akuzoheni gabimisht për një çështje të caktuar, mundohuni të arsyetoni për të treguar versionin e vërtetë të historisë dhe jo të thoni se nuk është faji juaj.
7. Nuk e di...
Nëse shefi juaj iu bën një pyetje të cilës nuk dini t’i përgjigjeni, mënyra më e mirë nuk është të thoni ‘nuk e di’, por ‘do ta gjej menjëherë’.
8. Por, ne gjithmonë kështu e kemi bërë këtë gjë
Mund të ndodhë që t’iu vijë një shef tjetër, që do të provojë gjëra të reja, prandaj duhet të jeni elastik në situata të caktuara pune. Qëndroni gjithmonë të hapur ndaj ideve të reja dhe mos i shihni ato negativisht në favor të gjërave që keni bërë gjithmonë.
9. Më lejoni t’ju lidh me….
Edhe në rastin e kompanive moderne, kur shefat mund të jenë të rinj në moshë, evitoni të bëheni mblesë për shefin tuaj beqar. Rreziku potencial në këto raste i tejkalon përfitimet e mundshme që mund t’ju vijnë nga kjo.