9 nentori dita e lirise- Tabaku 25 vjet me pare ra muri i Berlinit

tabaku-TIRANË, 9 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sjell në vëmendje 9 nëntorin si ditën e lirisë njerëzore dhe 25 vjetorin e rënies se murit të Berlinit.

Tabaku në nje status të saj në Facebook pohon se "në këtë ditë nëntori, përkujtojmë me gëzim kurajon e atyre që guxuan dhe mundën të rrëzojnë perden e hekurt që abuzivisht ndante një qytet. Nëntë nëntori është dita e përkujtimit se liria e njeriut është mbi gjithçka, për ne shqiptarët, pamjet apo jehona e atyre imazheve që mendonim gjatë viteve të një rregjimi çnjerëzor. Qenë si një thirrje shprese, që fshehtas politbyrosë që komandonte nga vilat e Bllokut, krjonte një dritë shpëtimi se era e ndryshimit do të vinte".

"Rënia e atij muri, dëshmonte se totalitarizmat nuk mund të mbijetojnë dhe as të jenë të përjetshëm se edhe diktatorët më të frikshëm e kanë fundin te hidhur. Ndaj kjo ditë duhet të jetë një reflektim mbi atë çfarë fuqia e të gjithëve ndaj tiranisë së pushtetit mund të kryeje. Kjo duhet të jetë një ditë që duhet të ngjallë shpresën dhe guximin për të arritur të mirën dhe për të kënduar tanimë "Wir bleiben hier" (Ne, duam të qëndrojmë këtu!) sepse vetëm ne mund ta ndërtojmë të ardhmen e mirë të fëmijëve tanë!" shkruan nder te tjera Tabaku.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama