Me paratë e mbledhura nga shitja e pikturave, Uilliamson u ka blerë një shtëpi të re prindërve. Ata kanë blerë shtëpinë e artistit të tij të pëlqyer, Eduardo Seago, për 150 mijë paund, shtëpi të cilën ai do ta ketë në zotërim kur të mbushë 18 vjeç.
Talenti i tij duke se është një mrekulli. Prindërit e tij punojnë si elektricist dhe mjekë diete. Gjatë kohës që ata kishin vizituar Cornuallin, Keiron, që ishte vetëm 5 vjeç kishte kërkuar laps pasi i kishte pëlqyer gjiri.
“Më pëlqen të vizatoj qiell të vrenjtur dhe moçalet si edhe pëlqej shumë të pikturoj mullinjtë me erë”, thotë 9-vjeçari.
Ai tani ka nofkën “Mini Monet” dhe fansat e tij kanë ngritur edhe kampe për të mos humbur hapjen e ankandeve me anë të cilave ka siguruar deri tani mbi 1 milion paund. Claude Monet, piktor francez njihet si një nga më prodhimtarët.