Që në moshën 12 vjeçe kishte dëshirë të bëhej misionare “për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit”. Në moshën 18 vjeçe hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.
Për një kohë të gikaët ajo iu përkushtua njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, ndërsa në vitin 1950, në Kalkuta të Indisë, themeloi urdhrin e saj te murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Krahas kësaj, misioni i saj punonte në ndihmë të strehimit të fëmijëve të braktisur në gjithë botën, kurimit të leprozëve, në ndihmë të viktimave të Sidës dhe kishte hapur një qendër për ta në Shtetet e Bashkuara.
Në vitin, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore.
Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në moshën 87-vjeçare, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Ajo prehet në selinë e Urdhrit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta, të cilin e formoi në vitin 1950.