90 vjetori i Revolucionit te Tetorit

90 vjetori i Revolucionit të Tetorit
Është kohë e ftohtë. Nga qielli bien fjollat e para të dëborës. Por kjo nuk e pengon Rozën 70 vjeçare të qëndrojë në mauzoleun e Laninit. Në pyetjen pse, ajo ngrenë supet dhe thotë se këtu ka qenë edhe më parë. "Lenini është figurë historike, që nuk mund ta shlyesh shpejt. Është pjesë e historisë sonë, pa marrë parasyshë se çfarë thotë dikush", thotë Roza e cila për vizitë ka ardhur prej qytetit Samara
.
Roza rikujton kohën kur për herë të parë donte të shikonte Leninin e balsamuar. Radhët ishin aq të gjata sa që duhej pritur me orë të tëra. Tani janë mbledhur rreth 150 njerëz, të cilët duan të rikujtojnë 90 vjetorin e Revolucionit të tetorit dhe themeluesin e Bashkimit Sovjetik. Duan ta shohin arkivolin e kristaltë. Tani duhet të presësh vetëm gjysmë ore për t'u futur në mauzole.

"Ai nuk është kurfarë krimineli", thotë Roza. Në kohën kur ajo shkonte në shkollë, Lenini vlerësohej si "revolucionar i cili ka luftuar për të vërtetën". Në bazë të asaj që flitej në shkollë, Roza mendon se Lenini ishte njeri i mirë.
Para nesh është një klasë e shkollës nga Rostovi në Don. Nxënësit knaqen dhe qeshen duke ngrënë pomfrit. Për Andrejin 15 vjeçar, vizita në mauzolej duket më tepër si një obligim, i parashikuar në udhëtimin e klasës së tij.

"Më duket interesant të shikojë se si duket", thotë Andreji.
Radha e vizitorëve lëvizë shpejt përpara. Ata lejon në grupe të futen brenda, pas kontrollit me detektor metalesh. Me vete nuk mund të marrësh fotoaparat, videokamera apo valixhe të mëdha.

Para se të mbërrish te Lenini, duhet të parakalosh pranë varrezave të politikanëve prominentë rusë dhe komunistëve nga vendet tjera.
Shkallët deri te arkivoli i kristaltë i Leninit janë të ndriçuara dobtë. Pastaj futesh në një dhomë me gurë të kuq dhe të zi, ku është vendosur arkivoli i Leninit. Të ndriçuara janë vetëm fëtyra dhe duart. Duket si një kukull e dylltë. Eshtë e ndaluar që kufomën e balsamuar dhe të vendosur në këmbë ta shikosh nga afërsia. Një përson me uniformë kujdeset që vizitorët të lëvizin ngadalë pranë arkivolit dhe të mos ndalen.
Anjë vizitorë nuk ka guxim të flas. Por hapat janë kaq të zëshëm sa që kurrsesi nuk mund të flasësh për qetësinë.
 
E gjitha përfundon për dy minuta, kur sërish shikon dritën e diellit. Për të dalur jashtë në Sheshin e Kuq, duhet të parakalosh pranë varrezave të Stalinit, Kosiginit dhe Brezhnjevit. Dy turistë gjermanë janë të një mendimi.
"Eshtë inskenuar mirë shtrohet pyetja nëse trupi që shikuam me të vërtetë është trupi i Leninit, apo ndonjë kukull, ndonjë figur e dylltë", thotë njëri.

Mirëmbajtja e mauzoleut kushton shumë. Për shkaqe politike shumë politikanë rusë sot do të thoshin "Good bay Lenin", do ta varrosnin si gjithë të tjerët dhe do ta mbyllnin mauzoleun. Thonë se ashtu ka dashur edhe vet Lenini. Për këtë ka diskutime të pandërprera, por për më shumë se 80 vjet, trupi i Leninit gjendet në Sheshin e Kuq. Sipas të gjitha gjasave, tani për tani, kështu edhe do të mbetet. Atë mund ta vizitosh gati çdo ditë, prej orës 10 deri në orën 13. Pa pagesë.

Esther Hartbrich : Dw-World.de

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama