Dhjetë vjet më pas ajo e kishte tradhtuar. Avokatja Ana Orekioni, në Romë, tha se “bashkëshorti ishte ndjerë i tradhtuar pasi kishte gjetur letrat e dashurisë. Ai vendosi t’i jepte fund martesës pas 77 vjetësh bashkëjetese. Nuk ka rëndësi për të nëse letrat i përkitnin një periudhe gjashtëdhjetëvjeçare më parë. Është turp që martesa po përfundon në këtë mënyrë pas kaq shumë vitesh bashkë”, tha ajo. Lajmi bëri bujë për disa fakte: burri 99-vjeçar, që nuk dihet sa ditë jetë mund t’i kenë mbetur, lë gruan; motivi i ndarjes – një tradhti e shumë dekadave më parë; si dhe keqardhja për 77 vite martesë me shumë fëmijë, nipër e mbesa nëpër këmbë. Rekordin për martesën më të gjatë deri tani e mban një çift amerikan Marshall dhe Uini Kuykendall, të cilët kanë jetuar së bashku për 82 vjet, pasi u martuan në ditën e Shën Valentinit në 1929-n.