“E dashur… do të divorcohesh nga unë?”. Ky skenar-paradoks nuk është aq i pamundur sa ç’mund mendohet. Firma “Alice Kwartler Antiques” ka nxjerrë tashmë në shitje “unaza divorci” prej ari 18 karatësh dhe gurë diamanti, të dizenjuara me një zemër të thyer. Për një çmim prej 3200 dollarë, simboli i “gjërave që nuk kanë funksionuar siç duhej” bëhet juaja.
Përdorimi i unazës si simbol i martesës është përdorur që në kohët e hershme, shumë më para se të tjera opsione përveç “derisa vdekja të na ndajë” të ekzistonin. Në epokën moderne, tre janë statuset: beqar, i martuar dhe i divorcuar. Por nëse diçka nis me një unazë, përse nuk duhet edhe të përfundojë me një të tillë.
Unaza e divorcit do të ishte një mënyrë efektive për t’u treguar të tjerëve në mënyrë vizuale se martesa ka marrë fund, pa qenë e nevojshme hyrja në detaje. Për ata që kalojnë një divorc të dhimbshëm, unaza mund të jetë përgjigjja e heshtur “Po, jam divorcuar” ose “Jam singëll, por pas krahëve kam hedhur një martesë”. Të tjerë mund të zgjedhin për ta blerë një unazë të tillë për veten e tyre si një simbol i zemrave që kanë thyer. Unaza e divorcit ka një gur diamanti, i cili futet në mes të zemrës së thyer, njësoj sikur çan një guackë dhe mesa duket ky është edhe shpirti i festave që organizohen pas divorcit.
Padyshim janë femrat ato që kanë më shumë nevojë për rituale të tilla pas një martese të shkuar keq, si fillimi i përpjekjes për t’u rikthyer në statusin e mëparshëm.