A do te jete Rama kete te enjte me Sokol Ballen ne Top Story?

A do te jete Rama kete te enjte me Sokol Ballen ne Top Story?

Sipas një axhende të përcaktuar që më parë kryeministri Rama duhet të jetë këtë të enjte në Top channel ne emisionin e përjavshëm të Sokol Ballës. Por pas publikimit të videos erotike që po qarkullon në internet për gazetarin televizioni më i madh në vend është futur në një qerthull absurd. Bordi i këtij TV është mbledhur për të diskutuar deri në orët e vona të mesnatës, nëse gazetari duhet të dalë menjëherë në ekran, apo duhet ti nënshtrohet një pauze pas asaj që ndodhi. Ky diskutim, në emër të ruajtjes së pastërtisë së ekranit duket i pakuptimtë pas sipas shumë komentuesve prestigjozë në mediat shqiptare, Ballësh thjeshtë i është vjedhur privacia, por ai nuk ka bërë asnjë “krim të ndëshkueshëm”.

 

Por megjithatë burime brenda Top-it bëjnë të ditur se është marrë një vendim për pezullimin e përkohshëm të Ballës. Qëndrimi ka qenë largimi për disa kohë nga ekrani. Madje në mbledhje është diskutuar edhe që intervista me Ramën të mos anullohet por atë ta kryejë këtë të enjte, Mustafa Nano. Nga drejtuesit e Top Channel është pyetur edhe vetë kryeministri Rama i cili ka vuajtur vetë nga një keqpërdorim i jetës së tij private. Mësohet se Rama të ketë thënë se nuk mund të shkakrkohet një gazetar nga detyra për një ngjarje të tillë.



Varianti për tu larguar për pak kohë nga ekrani i është propozuar edhe vetë drejtuesit të Top Story, i cili e ka rrefuzuar atë dhe madje ka kërkuar që media ku punon ta mbrojë nga ky agresion që i është bërë jetës së tij private. Megjithëatë, megjithëse bordi i Top Channel e ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të Ballës, rreagimi publik ndaj këtij akti mund ta bëjë që ta rishohë vendimin e tij. Kështu që ende nuk dihet nëse të enjten në ora 21 00 kryeministri rama do të intervistohet apo jo në Top Story nga Sokol Balla.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama