Në të njëjtën kohë dobësimi i dollarit (valuta me të cilën bëhen blerjet në bursën më të madhe të botës) provokoi një rritje të paevitueshme të çmimeve për produktet kryesore. Por gjithsesi pjesën më të madhe e bëri spekulimi. Bursat në rritje dhe frika për një rritje të taksës së interesit, bëri që investitorët të investonin gjithçka mbi produktet kryesore, siç është gruri, misri, nafta etj. Kjo shpjegon edhe rritjen e menjëhershme të çmimeve në vjeshtën e vitit 2007, kur atëherë parashikohej një rritje konstante e kërkesës për lëndët e para, dhe tani ulja e pjesshme e çmimeve po vë në dyshim arsyet e vërteta që po bëjnë të ndodhë ky fenomen, pasi kërkesa për produktet kryesore vazhdon të jetë e lartë. Ndoshta është një ngadalësim i ekonomisë evropiane për shkak të frikës se kriza në SHBA nuk ka përfunduar ende, dhe investimet në konsumet relative të produkteve bazë. Pra parandalimi i një ekonomie që bie, siç ndodhi në tremujorin e dytë të këtij viti në Japoni (me pak se 0.6 për qind në krahasim me tremujorin e parë), në Gjermani më pak se 0.5, Francë 0.3, i ka bërë spekulatorët që të ndryshojnë mendje. Por ajo çfarë ndodhi në muajt në vazhdim, shkaktoi një rritje rekord të çmimeve: 9.8 për qind në SHBA dhe 8.9 për qind në Gjermani. Por çfarë do të ndodh tani? Institutet kërkimorë ndërkombëtare pohojnë se do të ketë një ulje të inflacionit në gjysmën e dytë të këtij viti dhe në muajt e parë të vitit 2009. Por gjithsesi, ekspertët janë tepër të kujdesshëm.
Sigurish inflacioni do të ulet, por shifrat e tij krahasohen me gjysmën e dytë të vitit 2007 dhe pjesën e parë të këtij viti, kur inflacioni në shumë vende të botës u rrit së tepërmi, pra nuk pretendohet ndonjë përmirësim i ndjeshëm i jetesës. Duke mos harruar se tashmë edhe pse çmimi i produkteve bazë është ulur, inflacioni vazhdon të jetë kritik në disa vende të mëdha si do të ndodhë në muajt në vazhdim. Prandaj ekspertët presin SHBA. Dhe në këtë mënyrë është e paqartë se çfarë shtatori në vazhdim, kur shoqëritë sipërmarrëse do të bëjnë llogaritë e shpenzimeve të tyre. Dhe ky është momenti më i vështirë siç e tregojnë edhe rastet e bukës, ose benzinës. Nëse vëzhgojmë me kujdes uljen e çmimit të benzinës gjatë muajit gusht, ajo ka qenë vetëm me dhjetë lekë të vjetra, duke krahasuar rënien e menjëhershme të naftës së papërpunuar. Akoma më keq është gjendja e çmimit të bukës dhe grurit. Ndërmjet marsit dhe qershorit të këtij viti, çmimi i miellit ra me 11.2 për qind, ndërsa buka me një mesatare prej 1.2 për qind. Por edhe në këto raste më së shumti ka ndikuar spekulimi. Çmimi i lëndëve të para ka shërbyer si alibi për të abuzuar me çmimet që paguan konsumatori. Pra me pak fjalë, në rang botëror, vendimet e sipërmarrjeve do të jenë deçizive për konsumatorin. Pra specialistët shohin të domosdoshëm faktin që ulja e çmimit të transferohet nga lënda e parë te produktet industriale, kështu produkti që do t‘i ofrohet konsumatorit e do të këtë një rënie të ndjeshme të çmimit. të kalojë
Gazeta: Shqip