A e dini se stomaku ka një acid hydroklorik, lëndë grryese e njëjtë me atë që përdoret për të trajtuar metalet në industri. Ai mund të grryejë hekurin. Por në stomak gjithçka është perfekte. Mukusi që rrethon muret e stomakut ruan këtë lëng të mos bëhet e i dëmshëm por vetëm të shërbejë për të tretur ushqimin.
Pozicioni i trupit ndikon në memorien tuaj
Nuk kujtoni një përvjetor? Atëherë provoni të uleni në gjugjë. Memoria mishërohet edhe nga pozicioni. Disa studiues argumentojnë se disa gjëra kujtohen më mirë nëse njeriu ulet në të njëjtin pozicion që ka qenë dikur gjatë ngjarjes.
Shumica e ushqimit shkon për trurin
Megjithëse truri përbën vetëm 2% të peshës së përgjithshme trupore të njeriut, ai kërkon 20% të kalorive dhe oksigjenit të trupit. Për të mbajtur trurin në gjendje pune, tre arterie kryesore pompojnë oksigjen pa pushim. Sikur qoftë edhe njëra prej këtyre arterieve të dëmtohet ose mos të pompojë një herë truri fillon mosfunksionimin normal.
Mijra vezë të papërdorurua
Kur një grua kalon 40 vjeç, cikli menstrual i cili kontrollon nivelin e hormoneve ndalon. Kjo shkakton ndryshim të gjendjes emocionale. Po ashtu edhe prodhimi i vezës fillon të bjerë. Kështu një vajzë adoleshente ka rreth 34 mijë vezë në zhvillim. Rreth 350 prej këtyre vezëve maturohen gjatë jetës së saj (në masën një në muaj). Ndërkohë pjesa tjetër e vezëve të ngelura prishen. Nëse në horizont nuk duket ndonjë shtatëzani, truri mund të ndalojë maturimin e një veze.
Pubertiteti, ja pse është kaq i pakëndshëm
Pubertiteti ndryshon strukturën e trurit. Ne e dimë se hormonet që ndodhen në trup janë të nevojshme për të stimuluar rritjen dhe të përgatisin trupin për riprodhim. Por pse adoleshenca është kaq e pakëndshme për të gjithë? Kjo pasi hormone si testosteroni influencojnë në zhvillimin e neuroneve në tru dhe ndryshimet e bëra në strukturën e trurit shkaktojnë ndryshime të sjellje.
Lëkura ka katër ngjyra
Të gjitha lëkurat kanë katër ngjyra. Edhe lëkura e bardhë ka 3 ngjyra të tjera të fshehura. Kështu afër venave lëkura merr ngjyrë të kuqe. Po ashtu lëkura shoqërohet me pigment të verdhë në pjesë të saj. Ngjyra e fundit ështe e zeza dhe ndikohet nga melanina. Kjo bën që lëkura të ngjajë e zezë në pjesë të mëdha të saj. Të katërta këto ngjyra miksohen dhe krijojnë njerëzit me ngjyra të ndryshme në të gjithë globin.
Gazeta Shekulli