A e meriton Shqiperia statusin?

A e meriton Shqiperia statusin?

Shqipëria pret të marrë sot aprovimin e vendeve të Bashkimit Evropian për marrjen e statusit kandidat për anëtarësimin në union. Duke qenë se gjithnjë e më shumë vendet e BE-së nuk janë në një zë, po sjellim pamjet e marra nga kryeqytetet e vendeve kandidate potenciale për BE. Këto pamje janë marrë nga zyra e shtypit pranë Këshillit të BE-së.

Në këtë video, të gjatë rreth 5 minuta jepen pamje krahasuese nga kryeqytete e shtatë vendeve të Evropës, mes tyre dhe Shqipërisë.

Ajo që bie në sy, duke krahasuar Tiranën me gjashtë kryeqytetet e tjera është se në kryeqendrën e Shqipërisë mbizotëron kaosi urban, trafiku i rënduar, ajëri i ndotur, mungesë e vijave të bardha për këmbësorët dhe qytetarë që nuk i respektojnë edhe ato pak shenja sinjalistike që eksistojnë.

Mjafton krahasimi i këtyre pamje për të kuptuar se sa pas jemi me vendet e tjera kandidate. Ndërsa video mbyllet me pamje nga Islanda, vend që i ka thënë "JO" BE-së edhe pse kjo e fundit ishte e gatshme ta anëtarësonte me procedurë të përshpejtuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama