A e shohin Shqiperine me sy tjeter tani?

A e shohin Shqiperine me sy tjeter tani?

Edhe pse në Shqipëri vazhdojnë disa kritika ndaj kryeministrit Edi Rama për paraqitjen në marshin homazh të Parisit, ai është i bindur se imazhi i Shqipërisë po përmirësohet në sytë e Europës. Pasi katër klerikët shqiptarë morën duartrokitje në Paris, Rama thotë se ka fluturuar drejt Londrës, për të folur “me gjuhën e kulturës Europës”.

“Në AA, galeria e famshme e Architectural Association në Londër, për riçeljen e ekspozitës së suksesshme shqiptare të Bienales së Venecias. Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli të BE, ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës! Së bashku me Edi Hilën e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër,” shkruan Rama në rrjetet sociale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama