A ekziston akoma romantizmi?! E kerkoi per nje vit pasi e takoi rastesisht

A ekziston akoma romantizmi?! E kerkoi per nje vit pasi e takoi rastesisht

Një djalë nga Zelanda e Re kërkoi për një vit rrjesht një vajzë të cilën e njohu rastësisht natën e Vitit të Ri 2013 dhe vetëm sepse ajo kur u largua i tha “më gjej”. Por romantizmi që nxiti mijëra njerëz që ti bashkohen nismës së tij në facebook për të gjetur vajzën me të cilën qëndroi vetëm disa orë nuk ka pasur një fund të lumtur si nëpër filma. Ai arriti ta gjente më në fund, por duket se ajo nuk ishte aq e lumtur për këtë. Ajo fshinte mesazhet që i la ai në facebook dhe e fshiu më pas krejtësisht profilin e saj duke treguar kështu se ajo natë për të kishte qenë vetëm një kapriço e momentit.

Djaloshi 25-vjeçar Reese McKee postoi një foto të “Katie” në facebook dhe tregoi historinë e tij. Ai e takoi vajzën amerikane në rrugë në Hong Kong, ku ajo po qante sepse kishte humbur miqtë me të cilët do të festonte ndërrimin e viteve. Ata kërcyen bashkë gjithë natën, biseduan dhe në fund ajo i tha atij vetëm emrin, bëri një foto me telefonin e tij dhe kur iku i tha “më gjej”. Mijëra njerëz u bënë fansa të faqes në facebook në kërkim të Katie, por historia nuk ishte në fakt një histori filmash romantikë.

Djali thotë se ai e kupton se kjo që bëri nuk do ta çonte në një histori dashurie, pasi për një vit ndodhin shumë gjëra, vajza mund të ketë një të dashur, mund të jetë martuar, ndoshta mund të ketë lindur dhe një fëmijë. Por ai nuk është aspak i keqardhur që ajo nuk iu përgjigj pasi kjo që bëri ishte një rrugë “ për të gjetur veten time”, thotë ai, pasi nuk besoja më tek romantizmi. “Kjo që më ndodhi vinte pas një historie që më kishte lënduar dhe nuk besoja se do të besoja sërish në romantizëm. Duke kërkuar këtë vajzë unë shpresoja të gjeja veten”, shton ai.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama