A eshte Tajsoni shqiptar ky trim nga Tetova qe grushton policin maqedonas

A eshte Tajsoni shqiptar ky trim nga Tetova qe grushton policin maqedonas

Ndërsa disa protestues të tjerë filmonin protestën e sotme në Tetovë, një person konfrontohej ballë për ballë me policinë maqedonase. Teksa policët ishin të mbrojtur dhe gjuanin me shkopinj gome ky djalosh i ri shqiptar gjuante me duar duke iu kundërvënë atyre.

Mediat shqiptare në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri vërejnë se ai ngjan shumë me kampionin e boksit, Nuri Seferi, i cili kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në këto protesta, por nuk dihet nëse është vërtet ai. Nuri Seferi, i njohur si edhe si Tajsoni shqiptar, pas dhunës policore të përdorur ndaj protestuesve shqiptarë dy ditë më parë në Shkup, kishte paralajmëruar se do të nisej nga Zvicra, ku jeton për tiu bashkuar protestave. Në video që mund ta ndiqni pas minutës 1:50 shihet shqiptari tek sa konfrontohej me policët maqedonas, raporton Zëri.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama