Tal Ben-Shahar studioi filozofi dhe u specializua në kërkimin e lumturisë. Me këtë ai jo vetëm që lumturoi veten e vet, por edhe shumë nga studentët e tij. Leksionet e tij janë më të preferuarat në Harvard:„Herën e parë që mbajta leksione erdhën vetëm tetë studentë. Dy u larguan, pra në fund mbetën vetëm gjashtë. Vitin tjetër erdhën papritur 300 studentë. Dhe në vitin e tretë 900. Leksionet u bënë shumë të preferuara sepse studentët i tregonin shokëve se ata e gjetën lumturinë."
Studimet moderne nuk e përcaktojnë lumturinë si moment euforik që kalon shpejt. Për to lumturia është më shumë një jetë e mbushur. Dhe kjo nuk është çështje talenti. Strategji si meditimi, mirënjohje për atë çka ke arritur, të mësosh të falësh, të vendosësh synime të arritshme, marrja e jetës me optimizëm, të gjitha këto mësohen dhe kontribuojnë në të ndjerin i lumtur.
Studime sistematike për gjendje shpirtërore pozitive janë duke u bërë prej dhjetë vitesh. Kjo e ashtuquajtur psikologji pozitive ka shënuar një moment kthese. Sepse tradicionalisht psikologët merren me anët e pakëndshme të jetës, si neuroza, frika dhe depresioni. Mihaly Csikszentmihalyi (Aussprache: MI-hai tschik-zen-MI-hai), i cili ka nxjerrë koncepton "flow", të përfshirjes totale në një aktivitet, shpjegon pse është popullore spikologjia pozitive: „Ekziston një lloj urie, nevoje për tu marrë me anët e bukura të jetës. Jo vetëm diskutim gjithë kohën se si shërohen neurozat, se si mënjanohen burnout ose se si ulet stresi. Këto gjëra janë pa dyshim të rëndësishme. Por ato nuk i japin njeriut ndjenjën se jeta është e rëndësishme. "
Ngjyra e kuqe prezente në Kinë si në kohrat e perandorisë ashtu edhe ato komuniste- E kuqja tregon lumturinë.Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ngjyra e kuqe prezente në Kinë si në kohrat e perandorisë ashtu edhe ato komuniste- E kuqja tregon lumturinë.
Shumë studime për lumturinë botohen në „Journal of Happiness Studies". Kjo revistë botohet nga „World Database of Happiness". Ky është një bankë të dhënash mbi lumturinë i cili ndodhet në Institutin e sociologjisë në Universitetin Erasmus në Roterdam. Ruut Veenhoven (Rüht Weenhoven) e krijoi atë në vitin 1990. Ai shpjegon reaksionet në Universitetin Erasmus: "Kolegët ishin skeptikë, por këtu kushdo mund të bëjë çfarë të dojë. Vetëm se nuk merr ndihmë financiare, por kohën mund ta shfrytëzosh në atë mënyrë që të thuash se kështu është mirë. Kurse tani ata thonë se, po vërtet që ka diçka në këtë mes."
Banka e të dhënave të lumturisë është një arkiv për të dhëna empirike. Këtu gjenden edhe krahasimet midis vendeve të ndryshme. Në cilin vend të botës jetojnë njerëzit më të lumtur?
Vendi i parë është Danimarka, e pasuar nga Austria dhe Zvicra. Disa rezultate Ruut Veenhoven nuk mund t`i shpjegojë, për shembull që fëmijët i dëmton lumturia individuale. Ose që për shembull disa ndikime tek ndjenja e lumturisë nuk mund të maten. „Kualiteti i kulturës në një vend. Ka vende që zotërojnë artin e të jetuarit, për shembull diçka si ajo e amerikano latinëve. Kualiteti i poezisë, letërsisë, kjo nuk mund të matet me shifra prandaj nuk mund të llogaritet as efekti i tyre."
Psikologu amerikan Ed Diener nga Unioversiteti i Illinois, ka pyetur njerëz nga kultura të ndryshme se si e ndiejnë ata lumturinë. Ai ka qenë në shumë vende, që nga Massai në Kenia deri në banorët e lagjeve të varfra të Kalktutës. Ai ka arritur në përfundimin se ajo lumturia varet edhe nga kultura përkatëse dhe nga nga shoqëria. „Djali im pyeti një grua në Indi. Për pyetjen e tij të parë se a është e lumtur, ajo u përgjegj: "Burri im e di. Ai mund t`ju thotë nëse jam unë e lumtur apo jo." Për veshët tanë diçka e tillë është e pazakontë. Pastaj djali im e pyeti për ndjenjën e vlerësimit të vetvetes, a e vlerëson ajo atë. Në perëndim diçka e tillë është shumë e rëndësishme. Por ajo tha: "Për mua kjo është një gjë dytësore. Unë mund të gatuaj dhe të bëjë gjërat që bën një shtëpiake. Për mua është e rëndësishme se si i kanë punët djemtë e mi."
Por ndryshimet kulturore venë edhe më tej. Studiuesit e Universitetit Standford në Kaliforni shtrojnë pyetjen, nëse njerëz nga kultura të ndryshme thonë se janë të lumtur, a ndjejnë ata të gjë ose diçka të krahasueshme? Rezultati i papritur është se amerikanët dhe evropianoperëndimorët kuptojnë me lumturi një gjendje të animuar dhe ngacmuese. Kurse kinezët kuptojnë me të një gjendje të qetë, paqësore dhe krejt të çtensionuar të shpirtit.
Madeleine Amberger - DW