A je anoreksike? Shenjat qe mund ta dalloni

A je anoreksike? Shenjat qe mund ta dalloni
Anoreksia është një çrregullim psikiatrik mjaft serioz që prek kryesisht vajzat në fazën para adoleshencës, duke qenë se kushtëzohen edhe nga ndikimi i modeleve të bukurisë që u propozohen nga shoqëria. Në mendjen e një vajze në fazë rritjeje sfilojnë modele shumë të dobëta, gjë që e detyron këtë të fundit të heqë dorë nga ushqimi, ose të numërojë kaloritë e çdo kafshate që ha. Për të mos u futur në tunelin e kësaj sëmundjeje është mirë që të njihni shenjat e anoreksisë. Ja cilat janë ato:

1. Vëmendja e tepërt te dieta

Dëshira për të rrëzuar disa kile dhe të fiksuarit pas dobësisë janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Por nëse në lojë futen diuretikët dhe laksativët në sasi të pakontrolluara, atëherë situata po përkeqësohet dhe është momenti për të marrë masa.

2. Pesha trupore tejet e ulët

Trupi i njeriut duhet të arrijë një lloj peshe për të siguruar energjinë dhe aftësinë e veprimit, si mendore ashtu edhe fizike. Dobësia e përgjithshme është një shenjë që nuk duhet nënvlerësuar.

3. Kreshma

Refuzimi i vakteve dhe ushqimit nuk është gjë as natyrale dhe as e shëndetshme. Mund të ndodhë një herë, por nuk duhet justifikuar nga qëllimi për t’u dobësuar sa më shpejt të jetë e mundur.

4. Refuzimi i ftesave për të dalë dhe për të darkuar

Shmangia për të darkuar nën shoqërinë e miqve ose njerëzve të dashur sidomos në darkë është shenjë që nuk vlerësohet aspak nga njerëzit, madje mund të merret si fyerje, pavarësisht se ju mund të jeni e fiksuar pas trupit dhe të qenët e dobët.

5. Fiksimi për pamjen e jashtme

Shikimi i tepruar në pasqyrë, ndërrimi i vazhdueshëm i rrobave

(duke zgjedhur kryesisht ato që janë më të gjera dhe që e fshehin pamjen e vërtetë) peshimi i herëpashershëm në peshore, janë pasojat e dëshirës së sëmurë për t’u dobësuar.

6. Konsumimi i ushqimeve të zgjedhura

Bëni mirë që e zgjidhni ushqimin, por gabim është kur fiksoheni dhe nuk fusni në gojë asgjë me kalori dhe që e raciononi deri në minimum ushqimin.

7. Menstruacionet që vijnë me vonesë

Një vonesë prej tre muajsh e ciklit menstrual mund të shkaktohet nga anoreksia nervore, prandaj që situata të mos rëndohet edhe më shumë, është mirë që të merrni menjëherë masa.

8. Ndihma

Familja dhe miqtë janë të vetmit njerëz që mund ta ndihmojnë një person anoreksik, duke u konsultuar me një mjek specialist. Për t’i shpëtuar kësaj sëmundjeje duhet të merren masat e duhura në mënyrë që subjekti të shërohet sa më shpejt dhe të rifillojë një jetë normale e të shëndetshme, larg këtij modeli vrasës. Anoreksia nervore është një çrregullim që lidhet drejtpërdrejt me ushqimin, duke e reduktuar atë në maksimum dhe duke e shtyrë subjektin drejt një humnere. Është një sëmundje që prek më tepër femrat dhe mund të ndryshojë zhvillim normal të rritjes. Duke i njohur shenjat e sëmundjes, atëherë jeni në gjendje të kuptoni se kur është momenti të hiqni dorë nga dieta dhe të rifilloni jetën.

Anoreksia është një defekt cerebral

Një zonë e trurit me përmasa më të vogla se normalja dërgon pamje tonat të shtrembërua. Ky është zbulimi më i ri dhe shkaku kryesor i kësaj të keqeje. Sipas studiuesve mendohet të jetë kjo baza neurologjike e anoreksisë: shtrembërimi i pamjeve mendore që lidhet me figurën tonë, e nxit subjektin të heqë dorë nga ushqimi dhe të mos e pranojë veten. Duke zbuluar lidhjen mes strukturës trunore dhe anoreksisë nervore, tashmë mund të gjendet edhe trajtimi kurativ i kësaj patologjie.

Ky çrregullim mendor nuk shkaktohet vetëm nga faktorët psikologjikë, socialë e mjedisorë, por ka edhe një bazë biologjike. Fatmirësisht sot mund të studiohen kura të reja, duke u fokusuar te perceptimi i subjektit si e sheh ai veten e tij.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama