A je gati per nje rruge pa kthim per ne Mars? Ja projekti qe do te popullarizoje planetin e kuq

A je gati per nje rruge pa kthim per ne Mars? Ja projekti qe do te popullarizoje planetin e kuq
Të apasionuarit pas hapësirës tashmë duket se do të kenë mundësinë të jenë banorë të planetit Mars. Një grup holandez jo fitimprurës shpreson që nëpërmjet një përzgjedhje ndërkombëtare  të krijojë një grup, i cili do të popullojë Marsin në vitin 2023. Përzgjedhja e atyre që kanë dëshirë të jenë banorët e parë të Marsit do të bëhet nëpërmjet një programi “Real TV” më vonë gjatë këtij viti.

Projekti “Mars One”, nuk është në kërkim të vetëm shkencëtarëve apo pilotëve, pasi çdokush që është mbi 18- vjeç mund të aplikojë për tu bërë një banor i planetit të kuq. Konkurentët duhet të jenë inteligjent, me shëndet mendor dhe fizik të mirë si dhe të përkushtuar ndaj projektit.

Banorët do të trajnohen për 8 vjet përpara nisjes. Po ashtu ata duhet të jenë gati dhe të lumtur që nuk do të kthehen më në tokë, pasi “Mars One” është një udhëtim pa kthim.

Themeluesi i kompanisë, Bas Lansdorp, thotë se ata që nuk e pëlqejnë idenë, padyshim që nuk janë të përshtatshëm për të marrë pjesë në projekt.

Vetë ai thotë se nuk është njeriu i duhur për të qenë pjesë e banorëve të parë të Marsit, pasi nuk është mjaftueshmërisht gati për të jetuar për një kohë të gjatë, me një grup të vogël njerëzish, pa u përfshirë në konflikte.

Sipas kërkuesit të NASA-s, Norbert Kraft kritere të forta janë edhe trimëria dhe numri i orëve të fluturimit në avionin supersonik.

Tani për tani, shprehet ai, jemi të shqetësuar sesi banorët do të punojnë dhe jetojnë me njëri- tjetrin, në udhëtimin e gjatë Tokë- Mars, dhe për sfidat që do ti presin gjatë jetës atje.

“Mars One”, po planifikon dërgimin e disa misioneve robotike mes viteve 2016- 2021. Ata do të ndërtojnë një koloni të banueshme para se katër banorët e parë të mbërrijnë atje në vitin 2023. Më pas, çdo dy vjet, do të dërgohen në planet më shumë banorë.

Grupi synon që nëpërmjet një programi televiziv “Real TV” të jenë vetë shikuesit që do të zgjedhin se kush do të shkojë në Mars. Sipas tyre, deri në këto momente projekti ka patur mjaft vullnetarë. Janë marrë më shumë se 1.000  e-maile nga individë të cilët dëshirojnë të shkojnë në Mars.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama