1. Mendon shpesh se si të gjesh kohë për të punuar më shumë?
2. Të qëllon që të kalosh më shumë kohë në punë se sa kishe programuar?
3. Punon për t'u ndjerë më pak në faj, në ankth apo në stres apo për të cliruar ndjenjën e paaftësisë?
4. Të tjerët të kanë thënë që duhet të punosh më pak, por ti asnjëherë nuk i ke dëgjuar?
5. Ndihesh në stres nëse për ndonjë arsye nuk mund të punosh?
6. Për shkak të punës vendos gjithnjë në plan të dytë hobet e tua, aktivitetet e kohës së lirë, ushtrimet fizike?
7. Punon kaq shumë sa kjo po kompromenton edhe gjendjen tënde ose shëndetin tënd?
Secilës prej këtyre pyetjeve mund t'i jepet përgjigjja: Kurre, rrallë, disa herë, shpesh ose gjithnjë. Nëse të paktën katër prej këtyre pyetjeve i je përgjigjur: "Gjithnjë", atëherë, po, TI JE NJE PERSON I VARUR NGA PUNA.