A jeni ne depresion apo nen stres?

A jeni në depresion apo nën stres?
Në fakt, 1/5 e britanikëve vuajnë nga depresioni të shkaktuar nga recesioni. A është vërtetë fjala për depresion apo thjeshtë për stres dhe pakënaqësi shkaku i pritjeve të kota? Gjeneratat më të vjetra, konsideron psikologja, Dorothy Rowe, ka ditur që më mirë të përgatitën për periudhat kur nuk iu lulëzonin trëndafilat. Përveç kësaj, shoqëria e sotme ka më shumë pritje nga jeta.

“Njerëzit mendojnë se duhet pasur rroba të bukura, punë interesante dhe seks të pabesueshëm për të qenë të lumtur”, thotë Dorothy, duke shtuar se personat që nuk i kanë këto mund të dëshpërohen thellë dhe të ndjehen të palumtur, që nuk do të thotë se janë në depresion.
Depresioni është gjendje kronike që mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si disbalanci kimik apo predispozitat gjenetike. Pakënaqësia është gjendje e mendore dhe ka lidhje me perceptimin njerëzor të botës.

Stresi vetëm mund të nxitë pakënaqësinë e përgjithshme, e nëse bëhet i dhunshëm dhe konstant mund të shkaktojë probleme shëndetësore si kokëdhembja apo shtypjen e lartë të gjakut. Njerëzit të cilët janë të pakënaqur dhe nën stres nuk mund të hanë apo të lenë, dhe gjendja e tillë do të duhej të kalonte brenda disa ditëve. Megjithatë depresioni zgjat pak më shumë dhe kërkon kurim profesional. Nëse vetëm ndjeheni të pakënaqur dhe të mërrolur ja disa këshilla se si ta rregulloni disponimin.

Ndërmerrni aksionin

Nëse ekziston diçka që mund t’iu ndihmojë që të ndjeheni më mirë, bëjeni këtë. Kjo mund të jetë anashkalimi i miqve, për ç’gjë gjithmonë ndjeheni në faj apo një shëtitje në natyrë, në ajër të pastër.

Ndani brengat

Bisedoni me miqtë dhe familjes për problemet tuaja dhe përpiquni të krijoni një plan se si t’i zgjidhni. Mos lejoni që brengat t’iu pushtojnë tërësisht.

Gjeni mënyrën si të ballafaqoheni me stresin

Për disa njerëz ushtrimet janë ventil i mirë për shtendosje. Të tjerëve ju ndihmon një shëtitje apo përkushtimi ndaj hobit.

Hani mirë

Provoni me ushqim i cili rregullon disponimin si bananet apo mish pule, të cilët stimulojnë lirimin e dopaminës, hormonit përgjegjës për ndjenjën e kënaqësisë.

Mendoni pozitivisht

Kjo gjithsesi nuk është e lehtë, sidomos kur të gjitha ju duken zi, por mësoni se si të shihni anën pozitive. Merrni pak kohë për vete dhe gjeni pika të ndritshme në jetën tuaj.


Express

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama