A ka 30 000 serbe ne Shqiperi?

A ka 30 000 serbe ne Shqiperi?

Serbia ka të gjithë të drejtën morale të kërkojë që minoriteti serb në Shqipëri të trajtohet siç trajtohen shqiptarët në territorin e saj. Kështu shprehet deputeti, Aleksnadër Cotriç, i cili është pjesë e komisionit parlamentar për serbët dhe diasporë dhe rajon. Cotriç ishte pjesë e delegacionit parlamentar që vizitoi së fundmi Shqipërinë. Sipas tij pritet që dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje biletarale për mbrojtjen e serbëve që jetojnë në vendin tonë. Duke folur për televizionin serb RTS, ai tha se në Shqipëri ka një numër të konsiderueshëm serbësh. “Mund t’ju siguroj se ka 30 000 serbë në Shqipëri”, tha ai. “Të gjitha minoritetet e bojkotuan censusin e vitit 2011, dhe të dhënat e tij janë jdiskriminuese.”

Sipas tij, prej 70 vitesh serbëve në Shqipëri u është mohuar e drejta për arsimim në gjuhën e tyre. Po rata kanë marrë premtimin nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla se fëmijët serbë do të arsimohen në gjuhën e tyre. Cotriç gjithashtu vizitoi një kishë ortodokse në Vrakë të Shkodrës, ku nuk ka besimtarë dhe sipas tij hapet vetëm gjatë festive të rëndësishme. Ai shtoi se ky problem do të zgjidhet së shpejti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama