Mund të ketë miliarda planetë si Toka, që në galaksinë tonë qarkullojnë rreth yjeve. Deklarata është bërë nga një skuadër ndërkombëtare astronautësh. Ky ekip punon me instrumente “Harps” të precesionit të lartë. Këto instrumente janë përshtatur në teleskopin e “Vëzhguesit Silla” në Kili. “Harps” përdor një metodë indirekte të zbulimit që nxjerr konkluzionin mbi ekzistencën e planetëve orbitalë, nga mënyra se si graviteti i tyre e bën një yll prind të dridhet në lëvizjen e tij nëpër qiell. Grupi ka gjetur deri tani nëntë super-Toka (një përkufizim për planetët që janë nga 1-010 herë sa masa e Tokës). Por ata nuk kanë një konkluzion mbi ekzistencën e jetës në këta planetë.