Në konferencë morrën pjesë rreth 2500 shkencëtarë, nga 70 vende të botës. Çështja, që u trajtua në të ishte ndërgjegjja e ndryshme ligjore midis gjinive.
Henriette Wrege intervistoi Susane Ber(Susanne Baer), profesoreshë e juridikut, në universitetin e Humbolt-it në Berlin, si dhe organizuese e kësaj konference ndërkombëtare.
"Studimet mbi ndërgjegjjen ligjore tregojnë, për shembull se burrat dhe gratë shpesh kanë vetëdije të ndryshme mbi të drejtat që u takojnë. Kjo vetëdije varet nga vendlindja dhe niveli arsimor."
Femrat dhe meshkujt i perceptojnë ndryshe të drejtat e tyre. Gratë i shfrytëzojnë zakonisht të drejtat ligjore, nëse nuk kanë zgjidhje tjetër. Për shembull në rast divorci, apo për të drejtën mbi kujdesjen e fëmijëve. Ndërsa burrat i përdorin më shpesh të drejtat e tyre ligjore, për shembull në fushën e profesionit.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:
Këtu lind pyetja, nëse gratë kanë dijeni apo perceptime të ndryshme të ligjit. Susane Ber (Susanne Baer) thotë jo. Është sistemi ligjor ai, që nuk u jep shumë mundësi grave, të realizojnë interesat e tyre.
"Nëse nuk ka rregulla, që nuk mbulojnë nevojat e mia, atëherë nuk më shkon mendja,të shkoj në gjygj. Nëse ka më shumë ligje, si përshembull barazia përpara ligjit, ligjet antidiskriminuese, apo e drejta e mbrojtjes të konsumatorit, që mbrojnë nevojat e mia juridikisht, atëherë unë ndjehem më e motivuar t`i përdor këto të drejta. Këto ligje do ti mbajnë
të balancuara marrëdhëniet nëpërmjet gjinive dhe grupeve të ndryshme në shoqëri."
Ndodhin akoma shumë diskriminime në jetën e grave, edhe pse këto janë të ndaluara me ligj. Kohët e fundit po kryhen studime të ndryshme, për të zbuluar, se përse nuk respektohen këto ligje.Shpesh grave nuk u pëlqen, që diskriminimi i tyre, të bëhet publik. Në kushtetutën gjermane shkruhet se gratë dhe burrat duhet të paguhen njësoj, nëse ata kryejnë të njëjtën punë. Megjithatë sot vazhdon që femrat të paguhen 22 përqind më pak se meshkujt.
Sipas Susane Ber këtë problem nuk e ka vetëm Gjermania, por dhe shumë vende të tjera. Ndalimi juridik i diskriminimit është një hap i
rëndësishëm, por ky proces është shumë i ndërlikuar. Çështja e pagimit të barabartë të rrogave, do të thotë dhe një vlerësim,apo stimulim të njëjtë, të gjinive. Për të arritur këto rezultate duhet akoma shumë punë.
Marre nga : Dw-World