U mbushën 100 vite kur leu në Dhërmi, Petro Marko. Zogjtë mbretëror çukisin në portikun e Markojve.Dallgëzuar deti,cullufja e asaj hëne e thëllimit thjeshtër.Lutur te Shën Mëria:
-Zot na e beko të tjera vjeshtë!
Erdhi.Mbuluar.Frugulluam dhimbshëm sytë. O embrion i lules. Kurmi yt. Hapësirë gjeografike e pambarimtë.Nur i bukurisë.Vend thesaresh.Perla.Diamantesh Ëmbëlsisht e ëmbël.E pasur. Bukurisht e bukur. Deti,që humbet në mugëtirë. Male mistere fshehur,shpirti yt....
1.
Dhermiu i përmendur si vendbanim qysh në lashtësi shprehen nëpër libra. I thënë emrin me emrin Drymades përfshin dy fshatra Palase dhe Gjileke.
Ku gjendet Dhërmiu?Pozicioni i Qarkut Vlore dhe përshkrime të shkurtra
(Qarku Vlore është i përberë prej rretheve:Vlore, Sarande, Delvine. Shtrihet ne pjesën jugperëndimore te vendit dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Qendër e Qarkut është qyteti i Vlorës, e cila është qendër tregtare, industriale dhe e ndërlidhjeve te shumta. Himara .Në krahinën e Himarë bëjnë pjese qyteti i Himarës së bashku me fshatrat Palas, Gjilek, Dhermi, Iliaz, Vuno, Qeparo, Kudhes, Piluri. Krahina e Himarës shtrihet përgjatë bregdetit te detit Jon, duke filluar nga veriu ne Llogora e deri ne lumen e Borshit ne Jug. Nga veri- lindja, lindja dhe jug-lindja rrethohet nga vargmali i Akroceraunit me majën me te larte atë te Çikës me lartësi 2045m mbi nivelin e detit. Në krahinën e Himarës rrjedhin përrenjtë e Ksarrollakos, të Polopotamo, të Gjipes,të Vishes dhe të Qeparoit, të cilët në periudha shume të nxehta te vitit mund dhe të shterojnë. Gjiret kryesore në det janë ato te Spilese dhe te Panormit (Porto-Palermos).
Pasuritë kulturore, historike dhe artistike të Himarës. Në territorin e Bashkisë Himarë objektet kryesore te cilat përbejnë pasuri kulturore, historike dhe artistike janë: -Në Dhërmi: Manastiri i Panajase (Shën Mërisë), Manastiri i Shën Thodhorit, kisha e Shën Stefanit, Shpella e Pirateve, shpella e Parashqevise, kisha e Shën. Nikolles, lagja e vjetër e fshatit Dhërmi me shtëpitë e ndërtuara me arkitekturën karakteristike, Kulla e fisit Vretos dhe Kulla e fisit Kumi etj.
2
Çfarë është fshati i bregut të Jonit, Dhërmi. Dhermiu është nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P.Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohë-shekujve 13-14 e.s, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe me këtë emër shkrimtari Petro Marko ka bërë mendoi,gjykoi dhe bëri edhe një libër për fëmijë.
Në Dhërmi dua të takoj Petro Markon. A ke dëgjuar të flitet për Petro Markon?
Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona , poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit,d.m.th kur mbushej me atë gjënë hyjnore,fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla një farë soji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë,hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke.
Ku mund ta takojmë sot,poetin PetroMarko?(Shkova deri te qisha e vjetër . Qimiteri kishte rënë.
Xhan-xhin njeri. Ku je o prift të rrëfehemi !Çfarë shkrove gjithë javën poet?Vetëm një letër. E postova në E-mailin e vjetër. Mbusha ujë me kotruve .Kujtimi yt mu fanit.)
Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohë-tretjen e madhe,por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë,është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithë gjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka faruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore ,por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet ,mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë .Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi,ta vizitojnë .Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurrë ikin ,thuhet nuk vdiq,por iku se kishte ndoca punë,ku? Atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozelum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia.
Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë është një mirësi,a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj,sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe,ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat që e qëlloni sa majtas,djathtas para e mbrapa,tutje-t’hu se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet,i biri i Markos dhe nënë Zoicës.
3.
Ne të fshatrave të lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh ashtu se që në Gumenicë e lartë/Himarë është çdo fshatë…. Ose Himarë,Kaninë,Drashovicë/Tepelenë,Kardhiq,Nivicë/nga një farë e nga një fis/që me ardhjen e Turqisë I ndau I bëri dysh/në xhami edhe në qishë….Pra atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi,jepej misër,fasule e merrej vaj,ullinj e agrume madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë te lisat e qishës,ku ka qenë kisha dikur…që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje.
Ne kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi i pyesnim se kë kishin më të zgjuarin,ata përmendin poetin e keni dëgjuar Petron,por edhe Neçon që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë,ëmbëlësor poetik bukurisht të bukur që i këndonte vajzës së valave….Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak ,aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo i vdekur,vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë që ja kishin fshehur, ja kishin marr ose ja kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë unë e dija se nga fshati im Progonati në Himarë kishte plotë ,por besohet edhe historikisht nga një fis i kaonisë rridhnin,madje në shek 15 Himarë quheshin jo vetëm trevat e sotme,por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se Lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë,Butrint,Sarandë,bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde,ndërsa në një akt Zyrtar të M.Argiroit shënoheshin 38 katunde., deri para myslimanizmit te Lum te Vlorës e Kurveleshit, kane qene te krishtere, te traditës iliro-arbëreshe.
Një pjese e madhe e fiseve te Himarë (sotme) kane ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Ne Himarë e madhe, ne shume dokumente dali emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhermi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica, Progonates,,Tepelena,shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh.Delvina tek ‘Epiri... Mbi kurrizet e Çikës godiste me... 'Vetëtima Zeus (mitologji, te vjetrit)....
Nëse Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himarë për skenën e Iliades, gjerat do te kishin marre rrjedhe tjetër gjate periudhës 3000 vjeçare shprehet Pukvil.”Kaonia (Himara) vendi ku Circet porositen Odiseun të ruhej prej sirenave... malet mbi Himare quhen "te Vetëtimave"? Zeusi leshonte ato nga qielli sipër saj... (Emri Himare-Himera (edhe Kimera)... përfytyrohej i qenie mitologjike me trup dhie e koke luani, me bisht dragoi... qe villte zjarr nga goja (Zjarri nga flaket e vullkani, tashme te shuar, ne Llogora... ) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes tij ne lufte e hodhën ne det, i dha emrin .Varianti tjetër: Deti Jon=Deti ynë.
Fiset epirote kane banuar që në lashtësi: Kaone Himara, Thesprotet, çamet, molloset - Janina, amantët - Lumi i Vlores...Kaonia (=ka hone) shtrihej nga lumi Aos, Aosta (Vjosë deri ne lumin Thyamis (Kallamas) një Juge. Straboni dhe Tukididi thone se: "Pellazget e Ankandes quheshin Kaonë.Variant i emrit Kaon: "ka hone", dhe varianti tjetër Kaoni, biri i Priamit... Kaonet zinin pjesën me te madhe te Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët,japigët,mesapët……shprehet një studiues i këtyre anëve tek gazeta Demokracia e vitit ’95…Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro,ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit
Me sa kam dëgjuar, me sa di unë rrjedh nga një familje qe ne fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë ne fshatin tone erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç; thonë pleqtë, banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe qe quhet Paloshpita... Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak,nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishe te vogël: Shen Janin, qe është ende.
Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nën shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë. Aty, në atë vend, Markajt Gjanet bënë shtëpi të tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut te Gjinit. Kështu që, shekuj me radhë Markajt, Gjonet, Buajt ishin një bark, një fis gjer vone, sa isha unë i ri, nuk martoheshin njëri me -tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….
4.
Mirëpo Petron unë,sot nuk kam ku ta gjejë ,ndritë veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle,në ditë të mira dhe të këqija ,në dimër ,në verë, në stërbima ,llohëra e zheg,pra ka kohën e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë,që shprehte vetë dhe mburrej me këtë,kishte edhe një ideal ,por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari .Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor,dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithshka deri në zhdukjen fizike,por poetët mbesin ,sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë,Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron,a kishte kurthim për zemrën e poetit,a kishte hekura për ti lidhur duart,ndonëse dhimbshëm e lanë të pres,ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë.Edhe deti I gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave .Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli ,që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej,në detin pa rërë e guaska,në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh,ku ishte Petro pervecse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej ,këtej lart,para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh,kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga “kroma e kohës”. Kështu ai priti gjallërimin e kohë-ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm tek centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron ,dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet,hasta la vista Petro.
*Msc. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
Sekretar i Klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” Vlorë.