Por nje studim i ri botuar ne revisten Nature tregon se shume nga keto programe jane te paefektshme dhe qellimi i prodhuesve te tyre eshte thjesht terheqja e konsumatoreve per fitime financiare. Ne studim u perfshine rreth 11 mije vete. Shkencetaret u dhane atyre detyra te ndryshme kompjuterike te projektuara per te permiresuar kujtesen, arsyetimin, planifikimin, dhe aftesite vizuale. Shkencetaret vune re se pjesemarresit arriten te permiresonin aftesite per kryerjen e disa detyrave te veçanta mendore per te cilat ata ishin ushtruar.
Por kur atyre iu dhane detyra per te cilat mendja ishte e papergatitur, shkencetaret vune re se pjesemarresit nuk ishin ne gjendje per t'i transferuar keto aftesi ne kryerjen e detyres se re. Studiuesit argumentojne se pa nje transferimi te tille, nuk ka trajnim te vertete e trurit. Shume njerez vazhdojne te zgjidhin fjale kryqe, kriptograme apo lojera matematike, qe jane argetuese dhe nxitese, megjithese nuk ka ende asnje prove bindese se keto ushtrime e bejne njeriun me te zgjuar.