Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një lidhje e habitshme ndërmjet dy sëmundjeve; tensionit dhe demencës, sepse duke luftuar njërën, mund të luftohet edhe tjera – thuhet në një studim të ri.
Miliona njerëz marrin barna të njohur si beta-bllokues për të trajtuar tension e lartë të gjakut. Studim i paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë (AAN) tregon se këto ilaçe gjithashtu mund të jenë duke zvogëluar edhe rrezikun e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës (degradim mendor që shoqërohet me humbje të kujtesës, simptome e Alzheimerit).
Shkencëtarët shqyrtuan rreth 750 burra të moshuar. Ata me tension të lartë që ishte trajtuar me beta-bllokues treguan më pak anomali të trurit se sa ata që kishin marë barna të tjera, ose nuk ishin trajtuar fare.
Gjithashtu, tek personat që kishin marrë beta-bllokues, në trurin e tyre u vu re një tkurrje shumë e vogël, e pallogaritshme.
Studimet e mëparshme kanë treguar se tensioni i lartë tek një njeri në moshë mesatare, është faktor i fuqishëm rreziku për demencë ne moshe te thyer.
Prandaj autorët e studimit të ri thonë se rezultatet e tyre mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt vonimit ose parandalimit të shfaqjes se demencës.
http://astritlulushi.wordpress.com/2013/01/09/a-mund-te-zvogelohet-rreziku-i-alzheimerit-nga-barnat-kunder-tensionit/